Taylor Swift shoqërohet nga modelja transgjinore Andreja Pejiç në koncertin e saj në Çikago
Ashtu si universi, edhe skuadra e pafund e miqve të Taylor Swift zgjerohet vazhdimisht.
Këngëtarja 25-vjeçare, aktualisht duke përshkuar globin meTurin e saj Botëror”1989″, ftoi modelet Andreja Pejiç dhe Lily Donaldson për t’ju bashkuar asaj në skenë në natën e të dielës në Çikago. “Sonte [Pejić dhe Donaldson] mbyllën skenën,” shkroi Swift në Twitter. “Turma u çmend fare!”
Pejić, 23 vjeç, bëri bujë në fillim të këtij viti, kur u bë modelja e parë haptazi transgjinore e cila doli në Vogue. Ajo rrëfeu për revistën në prill se “stresohet paksa në pasarelë”, por bukuroshja e rritur në Australi dukej mjaft komode duke kërcyer në skenë me një fustan të bardhë dhe me çizme të zeza të larta deri tek kofshët./A.A.