“Takimi”
Disa persona të rastësishëm janë ftuar për të qenë pjesë e një spoti dhe janë vendosur përballë kamerave, në një tavoline me dy karrige pa pasur informacion mbi çfarë do të ndodhë.
“Takimi” që është dhe titulli i spotit me regji të Elton Baxhakut dhe Eriona Çami, tregon momentet ky grup njerëzish mes të cilëve djem dhe vajza të reja, prindër, gra dhe burra të moshuar takohen dhe bisedojnë me persona të komunitetit LGBTI.
Në më pak se 6 minuta shohim në disa biseda krejt spontane, pyetjet, kuriozitetin, dashurinë por edhe urrejtjen dhe diskriminimin. Në fund mbyllen me përqafime të ngrohta ose shtrëngime duarsh miqësore.
“Mes frikës dhe dashurisë, mjafton kjo e dyta për të parë njëri tjetrin ashtu siç jemi”, është slogani që mbyll videon.
Ky spot u realizua nga Aleanca LGBT dhe Pro LGBT në kuadër të një iniciative të përbashkët ndërgjegjësuese e mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës, videot janë pjesë e projektit “Preventing and combating discrimination on grounds of sexual orientation and gender identity in Albania”.