Susan Sarandon: Djali im vesh fustane, ka flokë të gjatë dhe unë jam krenare për të
Aktorja thotë se ajo është “shumë e emocionuar” nga fluiditeti gjinor
Susan Sarandon ka thënë se ajo është krenare që djali i saj – 23-vjeçari Miles Robbins – “Del jashtë kontureve” kur është fjala për rolet gjinore.
“Djali im Miles është një muzikant dhe një DJ dhe ndonjëherë, kur grupi i tij performon të gjithë ata veshin fustane, dhe ai ka flokë të gjatë,” tha ajo të hënën (15 qershor) për revistën People në mbledhjen vjetore të fondeve për Projektin Trevor.
“Unë mendoj se sa më shumë bojra të keni në kutinë tuaj me ngjyra për të vizatuar jashtë kontureve, aq më emocionuese është.”
Aktorja 68-vjeçare ka vazhduar, “Unë si nënë, e di se sa e vështirë është ti mbijetosh viteve të adoleshencës i paprekur dhe procesi i socializimit – në se dilni jashtë kontureve, është shumë i vështirë.
“Dhe sot ka kaq shumë fëmijë që janë në pikëpyetje, janë gej apo transgjinorë, të cilët kalojnë një kohë shumë të vështirë dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme për ta.”
Sarandon kohët e fundit i ka thënë Oprah Winfrey se është “shumë e emocionuar për rrjedhshmërinë gjinore që po ndodh ditët e sotme.”
“Mendoj se kur të jenë zhdukur të gjitha “kutitë”, do të jetë shumë më interesante,” tha ajo.
“Ne mund të fillojmë të kuptojmë brendësinë e vërtetë të një personi.”/www.gaystarnews.com