Mbrëmjen e ditës së djeshme, një aktivist nga Forumi Progres në Mal të Zi është dhunuar brutalisht dhe torturuar nga disa sulmues të pa-identifikuar ende.
Aktivisti njëzet e një vjeçar, i cili i mbijetoi torturave të djeshme në Podgoricë, u pre me një teh nga sulmuesit në pjesë të ndryshme të trupit. Portali mediatik vendas Vijesti, raporton se sulmuesit gdhendën një kryq në gjoksin e tij, duke e rrahur dhe pyetur gjatë sulmit “Në çfarë beson?”.
Ngjarja ndodhi në një lagje të Podgoricës.
Rasti u raportua në polici, e cila pretendon se po bën gjithçka për të identifikuar dhe kapur sulmuesit.
Sipas dëshmisë në Polici të një aktivisti tjetër që mbron të drejtat e komunitetit LGBTI+, personi në fjalë u ngacmua ndërsa mbylli portën e oborrit para shtëpisë së nënës së tij. Një nga sulmuesit iu afrua nga pas, i vendosi dorën në gojë dhe e rrëzoi në tokë atë.
“Një prej sulmuesve e preu atë në qafë dhe në fytyrë, dhe pastaj, duke i thënë: “Në çfarë beson?”, ai filloi të gdhendë një kryq në gjoksin e tij “, u deklarua aktivisti për Vijesti jozyrtarisht.
I njëjti bashkëbisedues pretendon se tortura zgjati më shumë dhe se sulmuesi kaloi trupin e tij disa herë me një teh, në mënyrë që të “trashte” kryqin.
Sipas njoftimit të Policisë: “Oficerët e policisë po marrin masa dhe veprime intensive në mënyrë që të hedhin dritë mbi ngjarjen e mbrëmshme. Pala e dëmtuar raportoi se ai u sulmua nga dy burra të panjohur para shtëpisë së tij rreth orës 7 të mbrëmjes së kaluar, gjatë së cilës ai pësoi lëndime të lehta trupore, dhe ata i vodhën paratë dhe orën. “
Organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dënuan sulmin, duke u bërë thirrje autoriteteve të hetojnë me detaje krimin. Aksioni për të Drejtat e Njeriut (HRA) tha se ata ishin të zemëruar për krimin e tmerrshëm.
HRA kujton se Kodi Penal parashikon dënim më të rreptë të krimeve të urrejtjes për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor, si dhe statuseve të tjera personale si kombësia ose etnia, raca ose feja, paaftësia dhe gjinia.
Kundër sulmit u deklarua dhe Drejtuesja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi, Kristina Oana Popa, e cila tha se ishte tmerruar nga sulmi:
“Duhet të ketë zero tolerancë për çdo lloj dhune ndaj grupeve të cënueshme! Ne presim që një hetim i shpejtë dhe më efikas i sulmit, si dhe që autorët të sillen para drejtësisë ”.
Pas ndryshimeve të fundit ligjore dhe njohjes së bashkëjetesës brenda gjinisë, Mali i Zi është kthyer në një nga shtetet më pranuese nga ana e legjislacionit për komunitetin LGBTI+, por intoleranca në shoqëri dhe mos-implementimi i ligjeve në fuqi ka krijuar një mjedis jo miqësor ndaj këtij komuniteti.
Burimi: Vijesti