Ditën e shtunë, në Shkup u mbajt për herë të parë Parada e Krenairsë, e cila kaloi pa incidente dhe në të u bashkuan aktivistë nga i gjithë rajoni për të mbështetur komunitetin dhe organizatorët e Paradës.
Edhe pse duke parë fotot e Paradës mund të krijohet një përshtypje sikur atmosfera e qetë mbizotëron në të gjithë rajonin, krimet e urrejtjes, fyerjet, përndjekjet, dhuna dhe kërcënimet janë më prezente se kurrë dhe këtë fakt e dëshmon më së miri sulmi ndaj aktivistëve nga rajoni në Matka dhe Saraj.
Pas përfundimit të paradës së krenarisë, gjashtë aktivistë LGBTI nga Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Bosnje dhe Hercegovina u sulmuan nga persona të identifikuar tashmë nga autoritetet.
Ministria e Brendshme e dokumentoi rastin ditën e djeshme dhe arrestoi një prej autorëve.
“Rreth orës 16 në Kanionin Matka, B.I. (32), Z.L. (31) dhe K.J. (31) të gjithë nga Tirana, IA (21) dhe H.L. (32) nga Bosnja dhe Hercegovina, ashtu edhe nga A.B. (36) nga Tetova u kapën nga një grup prej rreth 6-7 njerëz dhe u fyen për shkak se ata ishin anëtarë të komunitetit LGBT. Për të shmangur një problem, ata hipën në një taksi dhe u nisën për në Saraj. Prapa tij ecnin sulmuesit me makinë të tipit ‘Audi’ që kur ata mbërritën në afërsi të sheshit “Isa Buletini” në Saraj ishte kolonë në rrugë dhe taksia ishte detyruar që të ndaloj. Pastaj nga ‘Audi’ shoferi doli dhe filloi t’i fyej atë dhe të drejtojë mallkimet dhe kërcënimet e drejtuara në mënyrë specifike ndaj AB dhe në një moment ai e sulmoi fizikisht atë, “njoftojnë nga MPB.
Sipas Bekim Asanit, aktivist në Tetovë grupi i autorëve përbëhej prej 15-20 vetash. Ai përshkruan me detaje si ndodhi sulmi i cili qartazi paraqet dhe situatën me të cilën shumë aktivistë dhe pjesëtarë të komuniteti LGBTI duhet të përballen në rajon.
“..Ata filluan të na shajnë. Kur ne u larguam, 5 prej tyre na ndjeken dhe filluan të më hidhen mua … njëri prej tyre më pështyu. ..gjithë kohën thonin se do të ju vrasim, dhe shoqet tuaja do t’i përdhunojmë … ” përshkruan aktivisti Asani sulmin në postimin e tij në Facebook.
“Doli nga makina hapi derën e taksisë dhe e grisi maicën (bluzën) time (maica nuk ishte nga Skopje Pride) … I këputi edhe dy byzylykët e mi prej gome… u kthy përsëri dhe më goditi me boks … gjatë asaj kohe filluan edhe tjerë të mblidhen dhe të na rrethojnë makinën duke bërtitur “pedera mersh prej ktu, ose do të vdisni …
Kanë munguar disa sekonda për të përfunduar shumë më keq. Asnjë prej nesh nuk kishte asnjë tipar me logo LGBTI.”
Nga grupi i autorëve vetëm një person është identifikuar ndërkohë që policia po vijon punën për identifikimin e të dyshuarve të tjerë. /k.j