Suedia i shton fjalorit të saj një përemër gjinor neutral
Fjalori zyrtar i gjuhës suedeze do të prezantojë një përemër gjinor neutral në prill, kanë njoftuar redaktorët e Akademisë Suedeze.
“Hen” do ti shtohet “han” (ai) dhe “hon” (ajo), si një nga 13.000 fjalët e reja në edicionin e fundit të SAOL-it të Akademisë Suedeze.
Përemri përdoret për t’iu referuar një personi që nuk zbulon gjininë e tij – ose sepse është e panjohur, sepse personi është transgjinor, ose sepse folësi ose shkrimtari e konsideron që gjinia është informacion i tepërt.
“Për ata që e përdorin përemrin, është padyshim një forcë që tani është në fjalor,” i tha AFP-së të martën Sture Berg, një nga redaktorët.
Fjala “hen” është shpikur në vitet 1960 kur përdorimi i kudogjendur i “han” (ai) u bë politikisht jo korrekt, dhe kishte për qëllim thjeshtimin e gjuhës dhe shmangien e ngathët të “han / hon” (ai / ajo) në ndërtimin e fjalisë.
Por fjala në të vërtetë kurrë nuk u mor parasysh.
Ajo u rishfaq rreth vitit 2000, kur komuniteti i vogël transgjinor i vendit filloi ta përdorte, dhe përdorimi i saj është zgjeruar vitet e fundit.
Tani mund të gjendet në tekstet zyrtare, vendime të gjykatës, tekste të mediave dhe librave, dhe ka filluar të humbasë disa nga konotacionet e aktivistëve feministë.
Fjalori i Akademisë suedeze përditësohet çdo 10 vjet. Hyrjet e reja përcaktohen nga frekuenca dhe rëndësia e tyre.
Edicioni i ri do të dalë në shitje më 15 prill.
Marrë nga: www.theguardian.com