Studimi zbulon se 90% e të rinjve transgjinorë vuajnë nga depresioni
Një studim i ri ka gjetur se nëntë në dhjetë të rinj transgjinorë vuajnë nga depresioni ose ankthi.
Studimi nga Trans Health Research Group në Universitetin Memorial të Newfoundland, Kanada, foli me 45 të rinj në lidhje me përvojat e tyre dhe shëndetin mendor.
Vetëm 13% e të anketuarve mendonin se prindërit e tyre i mbështesnin plotësisht ata me identitetin dhe sfidat e tyre.
“Objektivat e studimit ishin për të parë kujdesin shëndetësor dhe nevojat për mbështetje, shqetësimet kryesore dhe shpresat e fëmijëve transgjinorë, të rinjve dhe prindërve të tyre këtu në krahinën tonë,” tha Dr. Tracey Bridger, një nga njerëzit e përfshirë në grupin kërkimor.
Hulumtuesit u dhanë një pyetësor të rinjve transgjinorë dhe prindërve të tyre në Newfoundland dhe Labrador, Kanada, në një përpjekje për ti kuptuar më mirë ato çështje.
Shumë prindër kishin frikë se fëmijët e tyre do të përballen me paragjykime për shkak të identitetit të tyre.
Ndryshe nga një nënë nga Minesota e cila ka paditur vajzën e saj sepse vendosi të kalojë në tranzicion.
“Ata mendonin se mund të kenë nevojë për më shumë informacion ose udhëzime.
“Ka shumë transfobi në shoqërinë tonë, dhe prandaj ishin shumë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre”, ka thënë Bridger.
“Ata donin vërtetë të bënin të mundur që identiteti i fëmijës së tyre të mos shihej si diçka e keqe, dhe do të ishte e mrekullueshme në qoftë se fëmijëve dhe të rinjve do tu lejohej të rriteshin në një shoqëri ku kjo të shihej si diçka normale, gjë që sigurisht është.”
Studiuesit tani shpresojnë se duke qëndruar së bashku, kjo dëshmi do të luajë një rol të rëndësishëm në një strategji më të gjerë për ti ndihmuar më shumë të rinjtë me identitetin e tyre gjinor, dhe prindërit për të kuptuar nevojat e fëmijëve të tyre.
“Ata ishin shumë të hapur”, tha Dr. Bridger.
“Çdo gjë ishte anonime, sigurisht, kështu që ne nuk mund të identifikonim se kush po thoshte çfarë.
“Për këtë arsye, unë mendoj se morëm rezultate të shkëlqyera dhe shumë të ndershme, që do të jenë shumë të dobishme për ne në të ardhmen.”/A.A.