Stambolli pret protesta pasi u gjet trupi i djegur i gruas transgjinore
Hande Kader, një grua transgjinore e cila jetonte në Stamboll, është shpallur e zhdukur, pasi miqtë e saj njoftuan se ajo ishte zhdukur.
Punonjësja e seksit është parë duke hipur në makinën e një klienti pak më shumë se dy javë më parë dhe miqtë nuk kanë dëgjuar më prej saj. Partneri dhe miqtë e saj raportuan zhdukjen e Kaderit në polici.
Përpjekjet për kërkim-shpëtim u bënë nga policia, dhe trupi i gruas transgjinore u gjet pranë Zekeriyakoy.
Partneri i saj tha se proteza që ajo mbante kishte ndihmuar për të identifikuar trupin e saj.
Janë planifikuar manifestime për të dielën në mënyrë që të ketë presion që personat LGBT + në Turqi të jenë të mbrojtur.
“Ajo tërbohej fare kur individë transgjinorë vriteshin. Trishtohej shumë … ajo ishte goditur me thikë dhe rrahur më parë. Kjo nuk i ka ndodhur vetëm Handes. Kjo i ndodh të gjithave”, tha shoqja e dhomës së Handes.
Ky është icidenti i fundit nga një numër incidentesh në Stamboll.
Muajin e kaluar një djalë sirian gej u gjet me kokë të prerë pasi u rrëmbye dhe përdhunua në Stamboll.
Viktima, Wisam Sankari, një refugjat sirian në Stamboll, u gjymtua aq shumë sa që miqtë e tij e identifikuan vetëm nëpërmjet pantallonave që kishte veshur.
Zyrtarët në Turqi në fillim të këtij viti kanë urdhëruar që parada e Krenarisë në kryeqytet të anulohet – duke pretenduar se ndalimi ishte për shkak të shqetësimeve të sigurisë, pas vrasjeve në masë në një klub gej në Orlando, ku vdiqën 49 persona.
Muajin e kaluar, kur demonstruesit dolën në rrugë, mbi 300 policë u vendosën në vendin e ngjarjes me veshje sigurie. Një makinë me ujë me presion është parë në vendin e marshimit.
Sipas njoftimeve, një burrë grisi një flamur pro të drejtave gej.
Gjatë një “përleshjeje” siç është përshkruar nga BBC, policia hapi zjarr me gaz lotsjellës, duke përdorur edhe plumba gome./A.A.