Stamboll: Parada e krenarisë sulmohet nga policia me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome
Policia turke në mënyrë të dhunshme sipas raportimeve dhe siç tregohet në një video mahnitëse të regjistruar nga dëshmitarët prishi marshimin e Krenarisë.
Në fotot e postuara në mediat sociale, policët në Stambollin qendror shihen duke zbrazur rrugët aty ku zhvillohet zakonisht parada vjetore gej.
Në një video, të filmuar nga përdoruesi i Twitter-it Funda Eryiğit, një burrë i vetëm që mban një flamur ylber është parë duke qëndruar pa frikë para policisë, para se ai të hidhej në tokë nga uji.
Një dëshmitar, Gizem Paksoy, tha për PinkNews: “Në fakt nuk kam asnjë ide se pse filluan të sulmonin. Pa paralajmërim, asgjë.
“Ata filluan të përdorin ujë me presion. Njerëzit u përhapën dhe ata filluan ti ndiqnin njerëzit nëpër rrugë. ”
Associated Press njoftoi se rreth 100 deri 200 protestues u zbuan nga Sheshi Taksim pasi kishin filluar të mblidheshin.
Policia rrethoi demonstruesit në një cep të vogël të sheshit dhe pastaj qëlloi disa herë me ujë për ti detyruar të hynin në një rrugicë. Agjencia e lajmeve Dogan e Turqisë thotë se janë përdorur edhe fishekë gome. Një gazetar i Associated Press në vendin e ngjarjes herë pas here ndjeu gaz lotsjellës, por nuk u paraqit asnjë përpjekje e mëtejshme nga ana e policisë për të ndërhyrë me protestën.
Brenda disa minutave, tubimi i zhurmshëm, por paqësor rifilloi disa blloqe më larg dhe numri i pjesëmarrësve u rrit në disa mijëra njerëz, gjatë ditës.
Edhe pse Agjencia e lajmeve Dogan raportoi se policia fillimisht i tha turmës që të shpërndahej dhe se ata nuk ishin lejuar të marshonin, Independent raporton se është e paqartë se pse policia i ndaloi ata të grumbulloheshin në Taksim, pasi ngjarja është e regjistruar.
Megjithatë, këtë vit parada përkon me muajin islamik të shenjtë të Ramazanit, e cila sipas gazetës mund të mërzisë myslimanët konservatorë.
Turqia zyrtarisht nuk është e qeverisur nga autoritete fetare me kushtetutën e vet gati shekullore, por partia islamike në pushtet AK perceptohet gjerësisht si sponsorizimi i përhapjes së islamit politik në mbarë vendin.
Edhe pse është e ligjshme të jesh gej në Turqi, diskriminimi është i përhapur dhe gejtë kanë pak mbrojtje ligjore.
Parada e krenarisë në Stamboll është e njohur si “ngjarja më e madhee krenarisë në botën muslimane,” me evente që zhvillohen përgjatë katër ditëve, duke përfshirë marshime, koncerte dhe festivale./www.advocate.com
https://www.youtube.com/watch?v=tN5vx6y3k18