Stacioni televiziv thotë që njerëzit “kthehen në gej” kur shohin shumë porno
Një stacion televiziv ka shfaqur një emision mbi arsyet se pse njerëzit “kthehen në gej”, duke sugjeruar që arsyeja mund të jetë se shikon shumë pornografi.
Kanali satelitor indian TV9 Telegu paraqiti një emision për personat gej me titullin ‘Kultura gej në rritje në shtetet e Telugut’.
“Kultura gej e vendeve perëndimore, po rritet tashmë në shtetet e Telugu. Një numër i madh i të rinjve po kthehen në gej, “thotë spikerja e lajmeve në fillim të emisionit.
“Cila është arsyeja për rritjen e kësaj kulture? Çfarë thonë mjekët? ” vazhdon ajo të pyesë.
Vazhdimi i emisionit thotë se dëshiron të “zbulojë” arsyet “reale” përse njerëzit janë gej.
Një gazetar pyet: “A janë problemet e shëndetit mendor, arsyeja pse njerëzit kthehen në gej?”
Më pas përshkruhen statistika “tronditëse” se ka grupe njerëzish online që kërkojnë seksin gej në qytetin e Gunturit.
Emisioni më pas vazhdon të shfaqë dy mjekë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Mjeku i parë advokon për seksin e sigurtë në mënyrë që të mbrojë komunitetin LGBT kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Por i dyti sugjeron se njerëzit janë “bllokuar” dhe “joshur” në të menduarit se të qenurit gej është ok.
Ai më pas sugjeron pornografinë si një arsye pse njerëzit “kthehen” gej.
Emisioni përfundon me një linjë që sugjeron se njerëzit duhet t’i “përmbahen” tundimit për t’u kthyer gej ose biseksualë dhe se duhet të jenë “të kujdesshëm”.
“Është e nevojshme që të rinjtë të përmbahen nga tërheqja e të njëjtit seks, dhe duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në lidhje me ndryshimet në shoqëri ,ose në të kundërt në të ardhmen kultura gej do të lulëzoj më shumë,” thotë ajo.
Rrjeti u sulmua nga aktivistët e të drejtave LGBT mbi emisionin, të publikuar më 25 dhjetor.
“Publiku i gjerë mëson nga mediat. Ata supozojnë se mediat po u tregojnë gjërat e duhura dhe do të pajtohen me TV9 kur publikon përmbajtje homofobike si kjo, “tha Abhishek i Queer Campus Hyderabad.
“Është përgjegjësi e personave të mediave të hulumtojnë dhe të kuptojnë çështjet për të cilat po flasin para se të transmetojnë përmbajtje të tilla,” vazhdon Abhishek./A.A.