Sondazhet në Çeki tregojnë mbështetjen e lartë për martesat brenda së njëjtës gjini
Foto: MICHAL CIZEK/AFP/Getty Images
Rreth 16 shtete në Evropën Perëndimore dhe atë veriore kanë miratuar legjislacionin për martesat brenda së njëjtës gjini, por progresi duket se është më i avashtë në Evropën qendrore dhe lindore , ku sondazhet tregojnë se një shumicë e konsiderueshme individësh e kundërshtojnë reformën, duke sjellur një dikotomi përgjatë kontinentit evropian.
Gjithsesi një sondazh i zhvilluar këtë javë në Republikën Çeke nxjerr në pah se mbështetja për martesat brenda së njëjtës gjini sa vjen e po rritet, teksa shumë fushata po lobojnë në vend për miratimin e legjislacionit për martesat brenda së njëjtës gjini.
Portali “The Prague Daily Monitor” raporton se një sondazh i zhvilluar nga një agjensi sondazhesh tregoi se reth 75% e të anketuarve shprehen që çiftet brenda gjinisë së njëjt[ duhet të gëzojnë të drejtën për tu martuar, me rreth 19% që e kundërshtojnë atë. Rezultatet tregojnë se ka pasur një rritje të konsiderueshme të mbështetjes nga viti 2016 ku mbështetja ka qenë vetëm 68%.
Çiftet brenda së njëjtës gjini në Çeki lejohen të regjistrohen në formën e bashkëjetesës civile, pas miratimit të projektligjit në 2006, por këto çifte nuk gëzojnë të drejtën e plotë të martesës./k.m/
Burimi: Pink News