Sondazh: Gjysma e çekëve aprovojnë martesat dhe birësimet gej
Pragë, 24 qershor (CTK) – Gjysma e çekëve do të mbështeste mundësinë e çifteve gej për tu martuar dhe për të adoptuar fëmijë, sipas një sondazhi të majit të lëshuar nga agjencia CVVM, e cila tha se numri i njerëzve që mbështesin të drejtat e gejve ka qenë në rritje vitet e fundit.
Këtë maj, të anketuarit dhanë përgjigje përgjithësisht afirmuese për pothuajse të gjitha llojet e pyetjeve drejtuar tyre.
Një shumicë dërrmuese e tyre, rreth 75 për qind, thanë se janë dakord që çiftet brenda të njëjtit seks të mund të regjistrojnë partneritet, gjë që është e ligjshme në Republikën Çeke.
Të pyetur nëse çifte të tilla duhet të kenë të drejtë të lidhin martesë klasike, 49 për qind e të anketuarve thanë po dhe 47 për qind thanë jo.
I prezantuar në vitin 2006, statusi i partneritetit të regjistruar nuk mundëson adoptimin e fëmijëve nga çiftet gej.
Sondazhi CVVM tregoi se çekët ndahen në mendime mbi mundësinë e adoptimit të fëmijëve nga ana e çifteve të tilla.
Pesëdhjetë e nëntë për qind e të anketuarve thanë se do të mundësonin çiftet e të njëjtit seks të adoptonin fëmijët e njërit prej partnerëve.
Tridhjetë e tre për qind ishin kundër tij.
Përgjigje negative mbizotëruan kur të anketuarit u pyetën në lidhje me mundësinë që çiftet e të njëjtit seks të mund të adoptonin fëmijë nga shtëpitë e fëmijëve.
Kjo është një rritje e konsiderueshme në numrin e mbështetësve që miratojnë adoptimin që nga viti 2005, kur vetëm 19 për qind e çekëve ishte pro çifteve gej për të adoptuar fëmijë në përgjithësi.
Dyzet e katër për qind e të anketuarve e mbështetën idenë por 49 për qind thanë se janë kundër saj.
CVVM gjithashtu pyeti të anketuarit nëse ata besonin se dalja hapur e gejve në qytetet e tyre do të shkaktonte probleme për ta.
Pesëdhjetë e një përqind e çekëve besonin se do të shkaktonte probleme për gejtë, ndërsa 40 për qind mendonin se nuk do të shkaktonte probleme./praguemonitor.com