Të solidarizohesh me njerëzit në nevojë, nuk është thjesht bamirësi, por detyrë e të gjithëve.
Gjatë këtyre ditëve është thënë shpesh se bashkimi bën fuqinë, dhe në një moment kaq të vështirë për vendin tonë, kjo fjalë u provua e vërtetë. Shumë ndihma erdhën nga miqtë dhe vëllezërit tanë nga Kosova dhe nga vendet e tjera të rajonit, por me të vërtetë shumë u solidarizuan vetë shqipëtarët e Shqipërisë të cilët po tregojnë se vlera e vërtetë e tij është vëllazëria dhe shpirtgjerësia.
Këtu nuk përjashtohet edhe komuniteti LGBTI+ të cilët iu gjendën pranë banorëve të fshatrave përreth Pezës, të prekur nga tërmeti.
Në Pezë është ngritur një kamp për rreth 30 familje me shumë anëtarë, të cilët deri tani nuk kanë marrë shumë ndihma, sepse mungojnë mjetet e transportit. Ka ende nevojë për krevate portativë, dyshekë, ndricues, batanije, ushqime, etj.
Kush dëshiron ti bashkohet nismës tonë, mund të kontaktojë me zonjën Edi Gogu në numrin e telefonit 0692261999.