#SilverRainbow, Fushata ndërgjegjësuese për të moshuarit LGBTI në Europë
Këtë 1 tetor, apo ditëlindjen e 25-të të Ditës Botërore të të Moshuarve, e feston edhe ILGA-Europe.
Organizata europiane për komunitetin LGBTI, ka nisur fushatën online “Silver Rainbow”. Një fushatë që thekson eksperiencat jetësore të personave të moshuar LGBT.
Çfarë është “Silver Rainbow” (Ylberi i Argjendt)?
Fushata synon që përmes shpërndarjes së videove, animacionit, infografikave dhe burimeve të tjera multimediale, të rrisë ndërgjegjësimin për nevojat specifike të personave të moshuar LGBTI.
Por përveç shpërndarjes së materialeve, qëllimi i fushatës është përfshirja e publikut online, duke shpërndarë apo komentuar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, historitë e komunitetit me anë të hashtagut #SilverRainbow.
Let older LGBTI people enjoy long term care with dignity
Let older LGBTI people shine
Let older LGBTI people live healthy lives