Si u ndie Ellen Degeneres pasi doli hapur publikisht si lezbike
Ellen DeGeneres ka folur hapur se si është ndier dhe mënyrën se si e përballoi daljen hapur në vitin 1997, duke pranuar se u ndie e “izoluar” dhe “e refuzuar” për një kohë të gjatë.
Komediania dhe prezantuesja e një emisioni, 56 vjeçare, është matuar me aktoren e serialit Arrested Development, Portia Di Rossi që nga viti 2008, por nuk ka qenë gjithmonë kaq rehat me jetën e saj personale.
Duke kujtuar se si u ndje pasi zbuloi seksualitetin e saj në vitin 1997, DeGeneres tha për People: “Nuk mendoja se do të ishte një surprise e madhe. Ajo çfarë më lëndoi ishte se: Kjo etiketë, kjo fjalë, a e ndryshoi talentin tim, mirësinë time, zemrën time, qëllimin tim për të argëtuar njerëzit?
“Përfundimi nuk mund të ishte më i thjeshtë se aq, ndjenjat e mia u lënduan. Unë thjesht u dorëzova dhe u zhvendosa në Ojai (Kaliforni) dhe ndenja në shtëpi për aq kohë sa munda, deri sa më mbaruan paratë. Pastaj fillova nga e para.”
Gjatë asaj interviste, DeGeneres shtoi: “Kur shoh pas në kohë, jam ndier e izoluar, jam ndier e refuzuar, por tani e shoh gjithë këtë si një film. Unë përjetoj vetëm jetën e mahnitshme që kam në këto momente.”
Ellen DeGeneres prezantoi çmimet Oscar të vitit 2014 në Los Angeles më 2 mars dhe emisioni i saj ditor është tepër popullor në SHBA./A.A.