Si të mbështesni të afërmit apo miqtë gjatë tranzicionit gjinor?
Vendimi për të kaluar nëpër një tranzicion gjinor dhe për të jetuar një identitet të vërtetë dhe autentik, mund të jetë një udhëtim i vështirë. Procesi mund të jetë i mbushur me kaq shumë emocione të ndryshme dhe mbështetja e miqve dhe familjarëve mund të ndryshojë gjithë përvojën e personit që po kalon në këto ndryshime.
Rëndësia e një sistemi mbështetës përmes këtij procesi nuk mund të ekzagjerohet, dhe edhe ndihma më e vogël që ju mund të ofroni është e një vlere të jashtëzakonshme.
Këtu janë disa mënyra që ju mund të bëheni shpatulla ku dikush që po kalon në këtë proces, mund të mbështetet.
- Edukoni veten
Mësoni rreth tre dimensioneve të gjinisë – trupit, identitetit dhe shprehjes – dhe se si këto dimensione punojnë së bashku për të formuar gjininë e një personi, Dhe përpiquni të kuptoni se gjinia është ndryshe nga orientimi seksual.
GLAAD, organizata kryesore e advokimit të medias LGBTQ, gjithashtu ofron burime informacioni për njerëzit transgjinorë dhe miqtë e tyre dhe anëtarët e familjes. Përveç kësaj, ka libra mbi këtë temë që mund të jenë të dobishme, siç janë Transgjinori 101, Historia Transgjinore dhe memoari Ajo nuk është atje: Jeta në dy gjini.
- Bëni pyetje
Mund të jetë me të vërtetë e dobishme që të pyesni të afërmin tuaj i cili po kalon në këtë proces. Askush më mirë se ata nuk do t’ju tregojë dhe t’ju japë informacion mbi procesin e tranzicionit dhe më tej ju mund të pyesni pa ngurojë se si mund t’i ndihmoni ata, për çfarë kanë nevojë. Kështu do të jeni gjithmonë të përgatitur për t’u ardhur në ndihmë.
4. Drejtohuni atyre me përemrin e tyre të saktë dhe emrin e preferuar
Pyeteni menjëherë mikun apo të afërmin tuaj në tranzicion “Si preferon të quhesh? “Si do të të pëlqente të të thërrisja? Çfarë përemri do të të pëlqente të përdorja për t’u drejtuar?” Kjo ndihmon për të shmangur ndonjë keqkuptim. Dhe mos bëni supozime rreth identitetit të personit! Nëse një person zgjedh një emër shumë femëror ose shumë mashkullor, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ata duan të përdorin përemrat përkatës. Ata mund të jenë më të kënaqur me përemrat gjinore neutralë, si ata / ato.
5. Mos ngatërroni identitetin gjinor me identitetin seksual
Shpesh identiteti gjinor dhe ai seksual përshkruhen si,” Identiteti seksual është ai me të cilin shkon në shtrat. Identiteti gjinor është ai që shkon në shtrat si. Por gjinia dhe seksualiteti janë në një spektër, kështu që mund të ketë një variacion ndryshimesh që mund të ndodhin. Nëse një person ndryshon identitetin gjinor, jo domosdoshmërisht edhe identiteti i tyre seksual do të ndryshojë./M.B
Burimi: Huffi Post