Si munden personat LGBTQ të kujdesen për veten kur lajmet janë të pavlera
Ndjekja e lajmeve mund të provokojë ankth tek gjthkush, por për komunitetin LGBTQ, mund të jetë veçanërisht shqetësuese këto kohë. Histori rreth diskriminimit të institucionalizuar, paragjykimit ndaj personave transgjinorë, rreziqet e vetëvrasjes dhe sulmet seksuale ndaj personave queer- e gjithë kjo mund të marrë një barrë masive për shëndetin mendor.
Ju nuk mund të kujdeseni për veten duke shmangur lajmet gjithmonë, por ka mënyra për ta bërë dhe sërish të mbeteni të informuar. Më poshtë janë disa sugjerime të mbështetura nga ekspertët për vetë-kujdesin kur lajmet apo kultura që ju rrethon është e tmerrshme:
Mos harroni se mendimi i dikujt tjetër nuk është matës i vlerës tuaj.
Mund të jetë e lehtë të humbasësh në pikëpamjet e njerëzve të tjerë – veçanërisht kur ato janë negative. Kujtoji vetes se spikerët në televizor dhe artikujt në faqet e lajmeve nuk përcaktojnë vlerën tuaj, tha Dan Reidenberg, drejtor ekzekutiv i Zërit të Edukimit për Vetëdijen mbi Vetëvrasjen.
“Kush jeni dhe kë doni nuk është një çështje politike, as nuk bazohet në besimet e dikujt tjetër”, tha Reidenberg. “Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë raste kur dikush në lajme do duket sikur po sulmon ju apo dikë që ju e doni – sepse kjo ndodh – por mbani mend se ata nuk ju njohin”.
Flisni sinqerisht me shokët për atë që po ndodh rreth jush
Përdorini të dashurit tuaj si një forum për të diskutuar çështje dhe për të treguar se si ndiheni, sugjeroi Reidenberg.
“Flisni me njerëz të besueshëm për mënyrën se si po ia dilni me negativitetin në lajmet rreth çështjeve LGBTQ”, tha ai. “Ata mund të jenë të shqetësuar për ju dhe mund të jenë burim mbështetjeje, force dhe ndihme për ju që ta kaloni këtë situatë”.
Për më tepër, një studim i vitit 2011 zbuloi se dalja me miq mund të zvogëlojë stresin, kështu që natyrisht do të lehtësosh disa nga ankthet e tua në këtë proces.
Braktisni ekranin tuaj – ose diskutimin – nëse është e nevojshme
Kjo mund të duket e qartë, por ka nevojë për përsëritje: Ndonjëherë është e nevojshme të pushosh, pavarësisht nëse të duhet të fikësh mediat sociale apo të largohesh nga një bisedë e nxehur.
“Jini të vetëdijshëm për kufijtë tuaj dhe vendosni se çfarë mund të toleroni. … Nëse duhet ta mbyllni një bisedë, në mediat sociale ose larg tastierës, bëjeni,” tha Christine Milrod, një psikoterapeute e bazuar në Los Angeles, e specializuar në çështjet LGBTQ. “Shëndeti juaj mendor është më i rëndësishëm sesa të dalësh fitimtar në një argument.”
Angazhohuni në një aktivitet që ju bën të ndiheni mirë.
Viktor Schwartz, një oficer mjekësor i Fondacionit Jed të fokusuar në shëndetin mendor, rekomandoi përfshirjen në aktivitete të vetë-kujdesit, si p.sh. të flihet sa duhet, të bëhen ushtrime fizike, të dëgjohet muzikë dhe të ushqeheni mirë. Seksi, yoga, një banjë e ngrohtë, të shash dhe madje edhe disa çokollata të zeza gjithashtu, është vërtetuar se reduktojnë ankthin.
“Këto gjëra janë të gjitha mënyra për tu ndier mirë dhe për të hequr vëmendjen nga përvojat shqetësuese ose sfiduese”, tha Schwartz.
Provoni të advokoni.
Sipas Schwartz, mund të flisni për çështjet LGBTQ ose për një çështje krejtësisht të ndryshme – adoptimin e qenve të pastrehë, parandalimin e vetëvrasjeve, çfarë të doni. Përfshirja në një organizatë që kontribuon për të drejtat e njeriut mund t’ju japë një nxitje atëherë kur gjithçka tjetër ju bën të ndiheni të paaftë.
“Ndjenjat sikur mund të rregulloni ose të përmirësoni një problem, sidomos me një ekip njerëzish me mendime të njëjta dhe që ju përkrahin, ndihmon në shpërndarjen e ndjenjës të pafuqisë që mund të përkeqësojë depresionin”, tha Schwartz. Në Shqipëri një ekip të tillë mund ta gjeni edhe tek Aleanca LGBT e cila ka për qëllim fuqizimin e komunitetit shqiptar LGBTQ, mbrojtjen e të drejtave të tij dhe luftën kundër diskriminimit të bazuar tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor.
Bisedoni me një terapist.
Terapia mund të jetë një mjet i mrekullueshëm. Hulumtimet kanë zbuluar se biseda me një terapist mund ta rilidhë pozitivisht trurin me kalimin e kohës, gjë që mund të ndihmojë pacientët të përballen më mirë me gjendjet si ankthi apo depresioni. Dhe duke u konsultuar me një profesionist të shëndetit mendor i cili specializohet në çështjet me të cilat po luftoni, mund t’ju ndihmojë të zhvilloni teknika përballimi dhe plane veprimi.
“Biseda me një psikoterapeut miqësor me çështjet LGBTQ mund të ndihmojë me çështje të tilla si përballimi me reagimet e njerëzve jombështetës, depresioni nga efektet e ngacmimit, diskriminimit, armiqësisë, si dhe refuzimin nga familja, miqtë dhe komuniteti në përgjithësi”, tha Milrod. “Kjo gjithashtu mund të ndihmojë në krijimin e një strategjie për frikën ndaj dhunës në vende publike.” Me terapistë të tillë në Shqipëri mund të viheni në kontakt nëpërmjet SOS-LGBT e cila është linja e parë e këshillimit online për personat LGBT në Shqipëri dhe familjarët e tyre. Kjo platform ofron këshillim profesional mjekësor dhe psikologjik si dhe këshillim prindëror për çështjet e coming out (daljes hapur), shëndetit seksual dhe riprodhues, diskriminimit, bullying apo shqetësime të tjera nëpërmjet tre formave: KËSHILLIMIT NË CHAT; PYET EKSPERTIN; GRUPIT MBËSHTETËS
Merruni me gjëra të lehta.
“Fikni lajmet televizive … dhe ndërroni temë në kokën tuaj, edhe nëse është vetëm budallallëk, gallatë dhe jo intelektuale,” tha Milrod.
Shkoni të shikoni një film komedi, lexoni tweete qesharake, lexoni një libër ose shikoni një reality show argëtues – çdo gjë që nuk përfshin përqendrim të lartë mbi një subjekt serioz.
Mos bëni absolutisht asgjë.
Po, e lexuat saktë. Nuk është gjithmonë puna juaj të ndryshoni botën apo edhe mendimin e një personi të vetëm. Kur është fjala për shëndetin tuaj mendor, është e rëndësishme të dini kur nuk mund ta kontrolloni një situatë dhe ta lejoni veten të pushojë, tha Milrod.
“Ndonjëherë vetë-kujdesi më i mirë është të shmangeni dhe të mos bëni asgjë. Lëreni rehat veten,” tha ajo.
Kërkoni mbështetje nëse jeni në rrezik në ndonjë mënyrë.
Jini të ndërgjegjshëm për sjelljet ose mekanizmat e përballimit të abuzimit me substancat ose me alkoolin si dhe vetë-dëmtimi, theksoi Milrod. Dhe në fund, në qoftë se ju mendoni se shëndeti juaj mendor apo fizik është në rrezik, drejtohuni te një mjek ose tek dikush të cilit i besoni, menjëherë. Ju meritoni të ndjeheni më mirë.
Nëse ndiheni të kërcënuar, sigurohuni që t’ia thoni dikujt. Qoftë një anëtari të familjes, një miku të besuar, një punëdhënësi, një terapisti, ose të viheni në kontakt me Streha LGBT e cila është e bazuar në Tiranë dhe strehon të rinjtë LGBT të pastrehë që të marrin ndihmë dhe të ndihen të sigurtë.
“Askush nuk duhet të jetojë me frikë, veçanërisht për atë se kush je. Askush nuk mund t’ju largojë nga vetja – askush,” tha Reidenberg./A.A.
Burimi: /huffingtonpost.com