Si është të jesh i ri, gej… dhe i pastrehë
“Gjithmonë i thosha vetes se nuk më interesonte nëse të gjithë do të më urrenin”, thotë Jovanie Morrison, “për aq kohë sa familja dhe nëna ime më duan, çdo gjë është në rregull. Por unë nuk e pata atë dashuri.”
Morrison thotë se e dinte që ishte “i veçantë” që kur ishte gjashtë-vjeç, dhe se e kuptoi që ishte gej në moshën 12 vjeçare. Pikërisht atëherë ai mendoi të vriste veten.
“Nëna më tha,” në qoftë se je gej apo do të bëhesh ndonjëherë gej, më mirë largohu nga shtëpia ime. E vetmja mënyrë që të dalësh hapur, është kur të jesh në varr”.” I refuzuar nga familja e tij, Morrison në fund përfundoi i pastrehë.
“Më rrahën me një hekur, me grushta, dhe më nxorrën me shkelma nga shtëpia. Po më dilte gjak nga koka dhe ndjeva sikur të ishte fundi i jetës sime.”
Një e katërta e të rinjve të pastrehë në Britaninë së Madhe janë LGBT (lezbike, gay, biseksualë apo transgjinorë), sipas një sondazhi të kryer vitin e kaluar nga Albert Kennedy Trust, një organizatë që mbështet të rinjtë LGBT të pastrehë në krizë. Trusti vlerëson në mënyrë alarmante se 4,800 të rinj LGBT janë duke jetuar në rrugë, ose në mjedise armiqësore.
Hulumtimi është kryer në mbi 473 ofrues strehimi në Angli, Skoci dhe Uells dhe ka intervistuar të rinj të pastrehë midis moshës 16 dhe 26 vjeçare. Është gjetur se 69 për qind e të rinjve të pastrehë LGBT u dëbuan nga shtëpitë e tyre prej familjeve të tyre; i njëjti numër gjithashtu tha se abuzimi mendor, emocional ose seksual nga një anëtar i familjes ka luajtur një pjesë në faktin që ata janë të pastrehë, ndërsa një tjetër 62 për qind thanë se kishin përjetuar sulme apo dhunë fizike në shtëpi. Të rinjtë e pastrehë LGBT, zbuloi studimi, kanë edhe shumë më shumë gjasa se homologët e tyre heteroseksualë të marrin pjesë në abuzimin e substancave dhe të bien pre e shfrytëzimit seksual në rrugë.
Unë kam qenë me fat. Familja ime më mbështeti shumë kur dola hapur, kështu që historitë si ajo e Morrison-it dhe statistikat e hulumtimit përbëjnë një lexim të trishtueshëm. Me legalizimin e martesës brenda të njëjtit seks në Angli, Uells dhe Skoci, është e lehtë të mendosh se jeta po bëhet më e mirë për të gjithë individët LGBT, por janë ata që jetojnë të fshehur të cilët kërkojnë më shumë ndihmë, sidomos nga ofruesit e strehimit.
“Pasi kam dëshmuar për 25 vite refuzimin dhe abuzimin e të rinjve LGBT vetëm se ishin mjaft të guximshëm të dilnin hapur para shokëve dhe familjeve të tyre, ky raport është një thirrje shumë e nevojshme për veprim nga qeveria, ofruesit e strehimit, dhe të gjithë ata që janë të interesuar për mirëqënien e të rinjve, “tha Tim Sigsworth, Drejtor Ekzekutiv i AKT, kur u publikuan rezultatet e sondazhit të bamirësisë.
https://www.youtube.com/watch?v=QyLd501Y0to
AKT kërkon që qeveria të bëjë më shumë duke e bërë të detyrueshme për ofruesit e strehimit që të pyesin përdoruesit e tyre në lidhje me orientimin e tyre seksual, duke i lejuar ata që të zbulojnë individët LGBT në nevojë. AKT gjithashtu dëshiron që stafet të trajnohen siç duhet për nevojat e të rinjve LGBT.
Është e lehtë për shumicën prej nesh që ta vëzhgojmë problemin në rritje të të pastrehëve në Mbretërinë e Bashkuar nga një pozitë e privilegjuar, por mund të bëjmë shumë më tepër për të ndihmuar të rinjtë LGBT si Harry Skuse, i cili mbeti i pastrehë në vitin 2013 dhe kaloi një vit në strehim emergjent ( duke përfshirë një natë që ka fjetur në qiell të hapur).
Pasi kontaktoi me AKT, Skuse përfundimisht u zhvendos në shtëpinë e David Henley Jones, një prej kujdestarëve në skemën e banesave mbështetur nga AKT-ja e cila i përshtat kujdestarët me të rinj lezbike, gej, biseksualë dhe transgjinorë të cilët janë të pastrehë, që jetojnë në një mjedis armiqësor apo në krizë. Kujdestarët mund të jenë çifte LGBT, beqarë ose familje me fëmijë, si dhe kandidatë jo-LGBT të cilët mund të ofrojnë një marrëdhënie të ndjeshme dhe pozitive dhe të kenë njohuri të mira mbi problematikat me të cilat përballen të rinjtë LGBT.
`”Kam lexuar një artikull në disa gazeta rreth AKT-së dhe pasi kam qenë vullnetar dhe drejtor jo-ekzekutiv në [bamirësi për të pastrehët] Centrepoint, u ofrova vullnetar me çdo mundësi të kisha,” thotë Henley Jones. “Ata më thanë se kishin me të vërtetë nevojë për strehim në qendër të Londrës, njerëz me ndonjë dhomë të lirë. Pra, pasi u largova nga një punë ku udhëtoja shumë, dhe u trajnova gjashtë muaj me AKT-në, më në fund isha në gjendje ti ofroja Harry-t një shtëpi. “Skuse tani është në një skemë sipërmarrjeje dhe ka filluar biznesin e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=3zmYg2e2oIw
Pavarësisht nga përparimet ligjore me Aktin e Barazisë dhe Aktin e Martesave të Barabarta, qëndrimet e gjera të njerëzve ndaj gejve janë padyshim akoma shumë të vështira për të ndryshuar. Pse tjetër do të ishte numri i të pastrehëve LGBT, 24 për qind i totalit të personave të pastrehë?
Bob Green, shef ekzekutiv i Strehimit Stonewall, i cili ofron mbështetje për strehim për personat LGBT, thotë: “Numri i njerëzve që telefonojnë në Strehimin Stonewall për këshilla dhe mbështetje është në rritje dhe tani është në nivelin më të lartë ndonjëherë, me mbi 1,800 telefonata në vit. Gjashtëdhjetë për qind e telefonuesve tanë deklarojnë se çështja e strehimit të tyre është e lidhur direkt me orientimin seksual ose identitetin e tyre gjinor, me dy problemet më të mëdha që janë abuzimi në familje dhe ngacmimi dhe dhuna homofobike, bifobike ose transfobike.
“Dy të tretat e klientëve tanë janë nën 25 vjeç dhe numri i atyre nën 21 vjeç që na kontaktojnë, u rrit me një të tretën brenda një viti”, vazhdon ai. “Më shumë transgjinorë, biseksualë, njerëz me ngjyrë dhe më shumë refugjatë, azilkërkues dhe emigrantë po na telefonojnë cdo vit.”
Historia e Jovanie Morrison ishte pjesë e apelit të Dimrit të AKT-së, duke përdorur hashtagun #NoRoomForHate për të rritur ndërgjegjësimin për LGBT- të e pastrehë – dhe fondet jetësore – nëpër mediat sociale. Pasi kontaktoi AKT-në në vitin 2014, ai ishte në gjendje të hynte në projektin e tyre për strehim Purple Door, i cili i nxjerr të rinjtë LGBT jashtë rrezikut dhe i largon nga rruga. Ata qëndrojnë në një shtëpi të sigurt për rreth 21 ditë, ndërsa punëtorë të specializuar sigurojnë një ndërhyrje të personalizuar që mbulon strehim afatgjatë, mbështetje, mentorim, avokimit dhe kujdes terapeutik.
Morrison është tani 22 vjeç, jeton në Londër dhe është një ambasador për Albert Kennedy Trust./A.A.