Si dola hapur para familjes
Epo, njerëzit vazhdojnë të më dërgojnë historitë e tyre kur kanë bërë coming out, të cilat më pëlqejnë shumë ti lexoj dhe ti ndaj me ju, sepse ato ndihmojnë njerëzit që të pranojnë veten ashtu siç janë. Disa janë gallatë dhe disa janë traumatike. Shumë prej jush më pyesin se si ka qenë historia ime është, kështu që kjo është historia ime…
Gjithmonë e kam ditur se isha gej, kur isha 4 ose 5 vjeç unë mund të kujtoj se e dija se më pëlqenin djemtë, thjesht nuk e dija se çfarë do të thoshte, por e dija instinktivisht që të mos ja përmendja askujt. Në pubertet në moshën 10-11 vjeçare e dija me siguri, por sërish nuk thashë gjë. Në moshën 18 vjeçare fillova të isha seksualisht aktiv, me vajza, nuk kishte asnjë kënaqësi në të, thjesht efekti i moshës 18 vjeçare.
Në moshën 23 vjeçare pata përvojën e parë seksuale me një burrë, dhe dola hapur për miqtë e mi pak a shumë po atë javë. Një vit më vonë vendosa ti dal hapur familjes time përmes babait.
Unë jam nga veri lindja e Anglisë (Newcastle upon Tyne), por në atë kohë jetoja në Mançester, kështu që vendosa të dal hapur me një letër. Nuk isha i sigurtë se çfarë të thosha kështu që thjesht shkrova të vërtetën – u ula me një stilolaps dhe letër përpara dhe i lashë fjalët të rrjedhin. Kjo ishte pjesa më e lehtë, pjesa më e vështirë ishte postimi i letrës. Përdora rreth 3/4 e një shishe vodka që të merrja guximin e të nisesha për në postë, me letrën në dorë.
Të nesërmen u zgjova në orën 7 të mëngjesit dhe kuptova atë që kisha bërë. U ngrita, u vesha dhe mora rrugën përsëri për në postë. Gjatë gjithë rrugës për atje bëra prova se çfarë do ti thosha postierit kur ai të vinte që të merrte përmbajtjen e kutisë, që të siguroja kthimin e sigurt të letrës. Për fat të keq kutia ishte boshatisur një orë më parë.
Për dy ditë kam pritur për përgjigje, çdo konotacion i mundshëm i përgjigjes kaloi në kokën time, nga pranimi e deri në dëbim.
Përgjigja mbërriti në 9:07 paradite. Ende edhe pas 26 vitesh më kujtohet koha e saktë.
Në thelb letra thoshte; “Kevin, kjo më tronditi shumë, por, ti je im bir dhe unë do të të dua çfarë do që të bësh.”
Rreth gjashtë muaj më vonë isha në shtëpinë e babait për të festuar faktin se ai kishte marrë një medalje sepse kishte dhuruar 50 herë gjak.
Pasi ishim ulur të gjithë rreth tryezës duke biseduar dhe ngrënë, babai papritmas më pyeti: “Kevin po ti dhuron gjak?
Ju përgjigja se “si gej praktikues ishte e paligjshme për mua për të dhuruar gjak ose të kisha një kartelë dhurimi”.
Kësaj ai ju përgjigj pa humbur një sekondë … ” PRAKTIKUES? Dhe unë që mendoja se ti duhet ta dije përmendësh se si bëhet deri tani! ”
Gjithkush qeshi, po ashtu edhe unë, dhe aty e dija se më kishin pranuar dhe se më donin pa kushte./A.A.