Shumica e njerëzve LGBT kanë ende”shumë frikë të dalin hapur”
Shumica e anëtarëve të komunitetit LGBT ndjejnë nevojën për të gënjyer në lidhje me identitetin e tyre gjinor dhe seksual, del nga një sondazh i ri.
Një sondazh i më shumë se 1000 personave LGBT – porositur nga Parada e Krenarisë në Londër – i pyeti anëtarët e komunitetit se si ndjeheshin ata për të diskutuar jetën e tyre private në publik.
Një 74% masive thanë se ende ndjejnë nevojën për të fshehur orientimin seksual apo identitetin e tyre gjinor.
Një tjetër 59% e të intervistuarve thanë se ndjeheshin të kërcënuar nga qëndrimet dhe sjelljet e njerëzve të tjerë ndaj tyre.
Rezultatet e tjera treguan se 41% e burrave gej thanë se do ta mendonin dy herë që të kapnin për dore partnerin e tyre në publik.
Bamirësia – e cila organizon ngjarjen vjetore të Paradës së Krenarisë Gej në Londrë – ka porositur edhe një studim të dytë midis popullatës së përgjithshme, e cila ata thonë se tregoi një “ndryshim thelbësor”, në krahasim me njerëzit LGBT.
Për shembull, kishte më shumë gjasa të përjetonin ngacmim në vendin e punës si rezultat i gjinisë së tyre.
Përveç kësaj, vetëm 16% e popullatës së gjerë thonë se janë ndjerë të kërcënuar nga qëndrimet e njerëzve të tjerë dhe vetëm 5% thanë se shqetësoheshin në lidhje me kapjen e dorës së partnerëve të tyre në publik.
Studimi gjithashtu zbuloi se ndërsa 77% e të anketuarve LGBT e kishte zbuluar seksualitetin e tyre me miqtë, vetëm 50% kishin dalë hapur për kolegët e tyre.
Kryetari i Paradës së Krenarisë në Londër, Michael Salter-Church, tha: “Është bërë progres i madh në emër të LGBT dhe barazisë në vitet e fundit, por këto shifra tregojnë arsyen thelbësore se pse Parada e Krenarisë është ende po aq e rëndësishme sa gjithmonë”.
Shifrat e fundit tregojnë se sulmet homofobike gjithashtu patën një rritje në mes të viteve 2014 dhe 2015.
Rezultatet po ashtu kanë treguar se numri i incidenteve homofobike i regjistruar ishte gati dyfishi i atyre të krimeve islamofobe, dhe tre herë jmë shumë se numri i krimeve anti-semite.
Të dhënat Met treguan se 1,667 vepra homofobike ndodhën për 12 muaj deri në korrik të vitit 2015 – më shumë nga 1,289 në 12 muajt deri në korrik të vitit 2014./A.A.