Shumë profesionistë të shërbimit mjekësor, nuk e kanë idenë se si të kujdesen për pacientë transgjinorë
Një raport ka zbuluar se shërbimi shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar po dështon në përmbushjen e nevojave të personave transgjinorë, me një mungesë trajnimi të stafit mjekësor saqë infermierët janë të papërgatitur për t’u kujdesur për ta.
Lajmi vjen nga Kolegji Mbretëror i Infermierisë, duke ndjekur gjykimet e tjera të paralajmëruara në lidhje me gjendjen e shërbimeve të transgjinorëve në NHS.
Një sondazh i RCN i bërë me më shumë se 1,200 infermierë ka gjetur se shumica e stafit të kujdesit shëndetësor janë lënë pa aftësitë e nevojshme për t’u kujdesur për numrat në rritje të pacientëve transgjinorë.
78% nuk kanë pasur trajnime se si të kujdesen për njerëzit transgjinorë, dhe vetëm 13% e të anketuarve thanë se ndiheshin të përgatitur për të përmbushur nevojat e pacientëve transgjinorë për të cilët ishin kujdesur.
Anketa gjithashtu zbuloi një mungesë të rëndë trajnimi, me gati katër në pesë nga personeli infermieror nuk kanë pasur asnjë trajnim në asnjë nga këto fusha, dhe vetëm 1% thanë se trajnimi i tyre e mbulonte këtë subjekt.
Një infermiere tha: “Duket se ka një mospërputhje midis nevojës për këto shërbime dhe trajnimit të dhënë.
“Mendoj se për momentin nuk ka mbështetje të mjaftueshme dhe kjo shton ankthin e përvojës me këtë grup pacientësh.”
Gjetjet gjithashtu tregojnë për problemet në kujdesin e fëmijëve transgjinorë, me vetëm 14% të personelit infermieror që thonë se shërbimi i tyre aktual është i pajisur për të përmbushur nevojat e fëmijëve të cilët identifikohen si transgjinorë ose jo-binarë.
RCN i bën thirrje Qeverisë që të sigurohet se kujdesi i pacientëve transgjinorë është futur në të gjitha nivelet e infermierisë dhe të edukimit më të gjerë të kujdesit shëndetësor.
Wendy Irwin, Koordinator i RCN Diversity and Equalities, tha: “Gjatë viteve të fundit, rritja e ndërgjegjësimit mbi fluiditetin gjinor ka bërë që shumë njerëz të dalin përpara – të rritur dhe fëmijë.
“Të ndërtosh si kompetencën dhe sigurinë për të kuptuar është çelësi për thyerjen e stigmës, por ky studim tregon se, mbështetja me anë të edukimit dhe zhvillimit është urgjentisht e nevojshme në qoftë se duam të sigurojmë kujdesin dhe mbështetjen për të cilat kanë nevojë personat transgjinorë.”
RCN kohët e fundit lëshoi udhëzime të përditësuara për klinikat që trajtonin pacientë transgjinorë.
Ata thanë: “RCN pranon se personat transgjinorë shpesh përjetojnë paragjykime dhe diskriminim. Ky burim është projektuar që tju ndihmojë tu përgjigjeni nevojave të pacientëve dhe klientëve të cilët identifikohen si transgjinorë.
“Fillimisht i krijuar në përgjigje të një rezolute të RCN për Kongresin, ky udhëzues është përditësuar pas hulumtimeve të mëtejshme nga organizata të tjera.”/A.A.