Shumë homofobë janë pakëz gej sipas studimeve të fundit
Në fillim të këtij viti, një grupi të vogël personash të vetëidentifikuar si homofobikë ju dha mundësia e jetës. Ata u përballën me mundësinë e rrallë për të provuar – pavarësisht nga teoria e përhapur se homofobia është një shprehje e homoseksualitetit të shtypur – se ata vetë janë në të vërtetë heteroseksualë.
Dhe dështuan!
Të tilla janë rezultatet e një studimi të publikuar kohët e fundit në Gazetën e Mjekësisë Seksuale, me titull “Homofobia:? Një tërheqje impulsive drejt të njëjtit seks”
Hulumtuesit në Universitetin e Gjenevës testuan 38 subjekte heteroseksuale meshkuj duke i vënë më parë të plotësonin një anketim për të vlerësuar nivelin e tyre të “homonegativitetit” për të përcaktuar se sa antigej ishte secili prej tyre. Pastaj djemtë morën pjesë në vëzhgimin e një serie të vogël fotosh eksperimentale, projektuar “për të vlerësuar tendencat e tyre impulsive në qasjen ndaj stimujve homoseksualë.”
Eksperimenti i parë tregon (përsëri: mashkullin heteroseksual) të cilit i tregohen një seri imazhesh çiftesh heteroseksuale ose homoseksuale në qendër të një ekrani kompjuteri, dhe pastaj në mënyrë të përsëritur lëvizet një figurë e vogël njerëzore drejt ose larg nga imazhi qëndror për disa herë. Testi i dytë kërkon nga djemtë që të vlerësojnë imazhet e çifteve homoseksuale apo heteroseksuale, ndërsa pajisjet monitoronin se sa kohë shikimi i tyre qëndroi në çdo foto.
Në tërësi, testet treguan se “djemtë me një rezultat të lartë homonegativiteti, vështronin në mënyrë të konsiderueshme më gjatë fotot homoseksuale se sa ato heteroseksuale”, ndërsa djemtë jo homofobikë i kalonin ato në mënyrë më të rastësishme, me një ritëm “neutral”.
“Për disa burra homofobikë, ka një konflikt mes sistemit të tyre reflektiv dhe atij impulsiv,” tha hulumtuesi kryesor Boris Cheval në një email. “Ata deklarohen si anti-gej, por në të njëjtën kohë ata kanë një tërheqje impulsive ndaj stimujve të të njëjtit seks.”
Cheval ka thënë më parë për PsyPost se këto rezultate në vetvete nuk provojnë tërësisht këndvështrimet homofobike të djemve për shkak të dëshirave të tyre të shtypura homoseksuale. Por ai theksoi një studim shumë të mirë nga viti 1996 për lexim të mëtejshëm.
Në studimin e vitit 1996, hulumtuesit ekspozuan 35 homofobë të vetë-identifikuar dhe 29 jo-homofobë ndaj pornografisë homoseksuale, heteroseksuale dhe lezbike. Më pas organet gjenitale të burrave u monitoruan gjatë gjithë procesit për secilin, që është e egër dhe e mahnitshme.
“Vetëm burrat homofobikë treguan një rritje të ereksionit ndaj stimujve homoseksualë mashkullorë”, arriti në përfundim studimi. “Homofobia me sa duket është e lidhur me eksitimin homoseksual që individi homofobik është ose i pavetëdijshëm apo e mohon.”
Sinqerisht, këto studime shpjegojnë shumë artikuj të kohëve të fundit. Për shembull: raporti i muajit prill i cili zbuloi se pornografia homoseksuale është në mënyrë disproporcionale popullore në vendet që kalojnë legjislacione antigej. Gjithashtu: fakti që Craigslist ishte mbushur me reklama të takimeve gej gjatë Konventës Kombëtare Republikane të këtij viti.
Hmmm. Tingëllon sikur shumë homofobë janë fshehurazi pakëz gej./A.A.