Shtëpia e Bardhë punëson për herë të parë një transeksual në stafin e saj
Shtëpia e Bardhë ka punësuar për herë të parëm si pjesë të stafit të Barck Obamas një transeksual. Raffi Freedman Gurspan është 28 vjeç dhe do të shërbejë si drejtor rekrutimi në zyrën e Shtëpisë së Bardhë të personelit presidencial.
Emërimi i saj shënon hapin më të fundit të Presidentit Obama në mbështetje të komunitetit LGBT.
Vendimi është njoftuar nga Valerie Jarrett, një nga ndihmëset më të afërta të presidentit Barak Obama, e cila theksoi se punësimi i Freedman Gurspan shërben si akt ndërgjegjësimi, për të përmirësuar jetën e njerëzve transeksualë të Amerikës.
Nuk është një zgjedhje e rastësishme, por një tjetër vendim “historik” i presidentit Obama, i cili është kritikuar se i ka kushtuar pak vëmendje komunitetit LGBT.