“Shqiponjat” e Policisë trainohen për çështjet LGBTI
Denisi, 21 vjeç nuk e kishte fare të lehtë jetën e tij me familjen nё njё qytet tё largёt nё jug tё Shqipёrisё. Një pasdite, i ati mori një thikë kuzhine dhe rendi pas tij nëpër shtëpi duke e kërcënuar, pёr shkak se nuk e duronte dot mё orientimin seksual tё tё birit. Denisi arriti të mbyllej në banjë dhe të priste atje nё panik për ndihmën e vëllait më të madh. Ky i fundit e strehoi në shtëpinë e një miku atë natë dhe në mëngjes e përcolli për në Tiranë.
Të hënën e parë të muajit janar Denisi mbërriti në “STREHA” vetëm me rrobat e trupit.
Histori tё tilla tё dhunёs ekstreme nё familje, dhunё e cila nё shumicёn e rasteve nuk raportohet, shёrbyen pёr aktivistёt LGBTI qё tё ilustronin trainimin e parё qё ata patёn me punonjёsit e policisё tё skuadrёs elite “Shqiponja” nё Tiranё, nё kuadёr tё njё projekti qё organizata “ProLGBT” zhvilloi me ndihmёn e Mbёshtetjes Suedeze pёr Policinё e Shtetit dhe tё qeverisё suedeze.
15 efektivё tё skuadrёs “Shqiponja” patёn mundёsi tё debatonin dhe tё merrnin mё shumё informacion rreth komunitetit LGBTI nga znj. Xheni Karaj (Alenca Kundёr Diskriminimit), nga znj. Martha Bacile Findlay (programi ICITAP), nga z. Kristi Pinderi (ProLGBT) dhe nga z. Michael Kane (Ambasada Britanike dhe Spectrum).
Efektivёt “Shqiponja” u njohёn gjate ketij trainimi ne Ambasaden Britanike jo vetёm me terminologjinё e duhur nё lidhje me komunitetin LGBTI si dhe me legjislacionin nё fuqi qё mbron tё drejtat e njeriut, por ata patёn mundёsi tё punonin nё grupe tё vogla debati mes tyre pёr tё kuptuar mё mirё veçoritё e problemeve me tё cilat pёrballet sot komuniteti LGBTI nё Shqipёri.
Familja, vendi mё i dhunshёm pёr LGBTI
Karaj dhe Pinderi theksuan se sfida mё e madhe ёshtё adresimi i dhunёs nё familje. “Dhuna ndaj LGBTI ёshtё e paraportuar pasi pёr fat tё keq, pjesa mё e madhe e saj ushtrohet nga vetё familjarёt. Nё pёrfytyrimin tonё familja ёshtё vendi qё supozohet tё jetё mё i sigurt, e prapё ai qёllon tё jetё vendi mё i dhunshёm pёr shumё prej pjesёtarёve tё komunitetit tonё”, tha Pinderi i cili sё bashku me Karajn dhe znj. Vjollca Mecaj tё Komitetit Shqiptar tё Helsinkit sapo kanё botuar njё manual pёr policinё mbi cёshtjet LGBTI, tё mbёshtetur nga programi i projekteve tё vogla tё Mbёshtetjes Suedeze pёr Policinё e Shtetit.
Karaj u ndal tek profili i dhunuesve bazuar nё rastet konkrete me tё cilat dy organizatat LGBTI (ProLGBT dhe Aleanca LGBT) kanё dokumentuar gjatё punёs sё tyre.
“Ajo qё vlen tё pёrmendet”, tha ajo, “ёshtё bashkёpunimi shumё i mirё qё ne kemi patur sidomos pas hapjes sё shelterit “STREHA” me Policinё e Shtetit”.
Qё nga muaji dhjetor kur u hap zyrtarisht “STREHA”, shelteri pёr personat e dhunuar LGBTI tё paktёn 7 raste qё janё ende nё trajtim janё raste tё dhunёs ekstreme fizike dhe psikologjike brenda familjes. Rasti mё flagrant qё ёshtё paraqitur nё shelter ёshtё rasti i njё tё riu gej qё ёshtё mbajtur mbyllur nё shtёpinё e familjarёve tё cilёt kanё dashur ta “kurojnё”, derisa policia lokale ndёrhyri.
“Sa vjet iu deshёn Britanisё?” pyetёn policёt…
Michael Kane, diplomat britanik dhe pёrfaqёsues i Spectrum pranё Ambasadёs sё Mbretёrisё sё Bashkuar nё Tiranё ndau me policёt e “Shqiponjёs” pёrvojёn britanike.
“Sa vjet i ёshtё dashur Britanisё qё tё arrijё standartet qё ka nё respektimin e tё drejtave tё LGBT?”, ishte njё prej pyetjeve qё policёt i bёnё z. Kain. Ai theksoi se qё nga fillimi i viteve ’90-tё kur lёvizja pёr tё drejtat e LGBTI atje pati hovin kryesor, u deshёn tё paktёn 10 vjet qё tё arriheshin rezultatet e para.
Disa prej policёve shqiptarё ishin tё sinqertё kur thanё se pёrpara pak kohёve u bёnte pёrshtypje debati nё Shqipёri rreth LGBTI por qё tani falё informacionit ata kanё mundёsi t’i trajtojnё kёto çёshtje me profesionalizёm.
Historia personale e zyrtares amerikane
Znj. Martha Bacile Findlay, kёshilltare kryesore e Policisё sё Shtetit nё kuadёr tё programit ICITAP i inkurajoi pjesёmarrёsit nё kёtё aktivitet me njё histori personale tё saj gjatё kohёs kur punonte si Police. Ajo ndau me pjesёmarrёsit rastin e rёndё tё vrasjes sё njё familjari tё vet pёr shkak tё orientimit tё tij seksual si dhe theksoi se sa rёndёsi ka pёr drejtёsinё qё “Policia tё jetё e drejtё dhe profesionale nё punёn e saj”.
ProLGBT ka trainuar deri tani policёt e 6 komisariateve tё Tiranёs mbi çёshtjet LGBTI nё bashkёpunim me Aleancёn Kundёr Diskriminimit dhe tё mbёshtetur nga qёveria suedeze.
Trajnimi i “Shqiponjave” e konsideruar si skuadra elitё e Policisё ishte pjesё e njё programi tё titulluar “Besim dhe Siguri”, nё kuadёr tё tё cilit aktivistёt LGBT kanё prodhuar dhe njё spot televiziv ku i bёjnё thirrje komunitetit tё tyre qё tё mos e shikojё azilin politik si zgjidhje tё problemeve, por tё punojnё me institucionet qё çdo rast diskriminimi apo dhune tё adresohet e tё mos mbetet pa raportuar.
https://www.youtube.com/watch?v=bsNRt9Wvmgc