Shibuya Ward – vendi i parë në Japoni që lejon çiftet e të njëjtit seks të regjistrojnë partneritetet e tyre.
Ndryshimet hyjnë në fuqi sot, edhe pse mund të duhen disa muaj që çertifikatat të fillojnë të lëshohen. Edhe pse Partia Liberale Demokratike në pushtet kundërshtoi ndryshimet, ajo u votua nga opozita dhe partitë e tjera.
Çertifikatat nuk do të japin asnjë të drejtë ligjore si trashëgimia dhe përfitimet e familjes, por shpresohet se ky veprim simbolik do të jetë katalizatori për ndryshime në të gjithë Japoninë. Zona të tjera si Yokohama dhe Tokio Setagaya Ward kanë filluar të marrin në konsideratë lëvizje të ngjashme.
Shpresohet gjithashtu që çertifikatat do të ndihmojnë të trajtohen disa aspekte të diskriminimit, të tilla si sigurimi i strehimit, mallrat dhe shërbimet. Çertifikatat i shtrëngojnë bizneset që të “kenë konsideratë maksimale të mundshme” për çiftet e të njëjtit seks. Nëse bizneset në mënyrë të përsëritur diskriminojnë kundër partnerëve të regjistruar, qeveria lokale do të nxjerrë rekomandime që ata të mos veprojnë më në atë mënyrë, me kërcënimin të “evidentohesh dhe të qortohesh”.
Është rekomanduar gjithashtu që shkollat lokale të ngrenë çështjen e respektimit të marrëdhënieve të të njëjtit seks. Çertifikatat do të lëshohen për çiftet që jetojnë në Shibuya Ward, që janë të moshës 20 vjeç e sipër dhe të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm të noterizuar.
Marrë nga: www.pinknews.co.uk