Shën Valentini/ Dyqanet në Slloveni ekspozojnë veshje për çiftet homoseksuale

Në qendër të Lubjanës dita e Shën Valentinit ka qenë e mbushur me çifte heteroseksuale që kanë shijuar ditën e të dashuruarve, teksa të shprehurit të dashurisë së çifteve brenda gjinisë së njëjtë duket se shoqërohet me komente negative, shikme të vrenjtura e deri në dhunë e cila mund të përshkallëzohet. Pavarësisht se situata ka ndryshuar ndër vite, sidomos në aspektin ligjor, çdo ditë stigmatizimi i çifteve brenda gjinisë së njëjtë është shumë prezent.
Për këtë arsye një organizatë për të drejtat LGBTI+ në Slloveni ka dekoruar vitrinat e disa dyqaneve veshjeje të njohura, me manekine që simbolizonin çifte brenda gjinisë së njëjtë.
“Shoqëria ende i percepton çiftet brenda gjinisë së njëjtë ndryshe, ndaj vendosëm që në ditën e të dashuruarve të dërgojmë një mesazh dashurie për cilindo që pavarësisht gjinisë apo orientimit seksual të partnerit që ka, të mos humbasë kurajon për të dashuruar” u shpreh Lana Gobec, presidente pranë qendrës Legebitra, qendër e fokusuar në aspektin kulturor, informues dhe konsulencë për komunitetin LGBTI+ në Slloveni.
Si u idea dhe implementa kjo ide? Organizata iu dërgoi dyqaneve një letër duke iu shpjeguar idenë e një mesazhi të tillë të transmetuar në ditën e Shën Valentinit./k.m/
Burimi: ILGA-Europe