Shën Valentin, Bolonja luan kundër homofobisë
Promocion i veçantë për ndeshjen më 14 shkurt me Ternana
Dita e Shën Valentinit është për të gjithë! Kështu e mendon skuadra e futbollit të Bolonjës që ka nisur një iniciativë të bukur në moton #allostadioconchiami (në stadium me atë që dashuron) për ndeshjen më 14 shkurt kundër Ternana. Në stadium me partnerin, pavarësisht nga gjinia, me çmimin special prej 1 euro.
“Bologna – Ternana luhet 14 shkurt? Nuk ka asgjë më të mirë se të shkosh në … Dall’Ara (stadium) në çift! Ky është promovimi i veçantë, i rezervuar për abonentë ‘kuq e blu’, për të bërë unike ditën e të dashuruarve.” shkruhet në njoftimin e Bolonjës.
“Presin të gjithë çiftet në Dall’Ara: Ditën e Shën Valentinit eja në stadium me atë që dashuron!”.