SHBA-të heqin dorë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Vendimi i administratës Trump për tu larguar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara kërcënon të minojë punën mbi të drejtat globale të personave LGBT, thanë aktivistët.
Shtëpia e Bardhë e Trump dhe Pence njoftoi në datën 19 qershor se do të dilte nga organi i të drejtave të njeriut të OKB-së mbi “dallimet ideologjike.”
Këshilli për të Drejtat e Njeriut është një organ ndërqeveritar brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara, përgjegjës për forcimin e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut anembanë globit.
Ndër fushat e tjera, ajo ka udhëhequr punën e OKB-së për të drejtat LGBT, duke prodhuar raporte mbi shkeljet e të drejtave të njeriut të bazuara kundër personave vulnerabël LGBT.
Këshilli i të Drejtave të Njeriut caktoi një ekspert të pavarur për orientimin seksual dhe identitetin gjinor në vitin 2016 me një mandat global për punën mbi të drejtat LGBT, dhe roli aktualisht është mbajtur nga Viktor Madrigal-Borloz.
Vendeve progresive tashmë u është dashur të bashkohen për të larguar përpjekjet për ta mbyllur plotësisht punën.
Aktivistët LGBT paralajmërojnë se pas goditjes së Shteteve të Bashkuara, puna e këtij organi mund të dëmtohet.
OutRight Action International tha në një deklaratë për PinkNews: “Ndërsa SHBA-të mund të shohin arsye për kritika ndaj Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe të avokojë për reforma, institucioni ka qenë mekanizmi qendror ndërkombëtar i llogaridhënies dhe drejtësisë për grupet dhe njerëzit e margjinalizuar në mbarë botën.
“Për shumë njerëz LGBTIQ, Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe Kombet e Bashkuara si një e tërë janë portet e thirrjes së fundit kur qeveritë e tyre dështojnë.
“Pa një histori përparimi mbi të drejtat e LGBTIQ në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, ne nuk do të kishim progres për të folur brenda sistemit të OKB-së sot. Tërheqja nga Këshilli i dërgon një mesazh vendeve të tjera se është e pranueshme të largohesh nga sistemi kur nuk ju përshtatet që të jeni atje. Imagjinoni, çfarë do të ndodhte nëse të gjitha vendet do të largoheshin nga OKB për shkak të mosmarrëveshjeve?
“Investimi në multilateralizëm nuk është vetëm integral në ruajtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut, është thelbësor për të promovuar paqen dhe sigurinë.
“OutRight beson në sistemin ndërkombëtar dhe integritetin e Këshillit për të Drejtat e Njeriut. Ne shpresojmë që të vazhdojmë të punojmë me të gjithë ata që ndajnë këto vlera me ne”.
Ty Cobb i fushatës për të drejtat e njeriut tha në një deklaratë për PinkNews: “Vendimi i administratës Trump-Pence për ti tërhequr SHBA nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut është një dështim tjetër i lidershipit kur është fjala për të drejtat e personave LGBTQ dhe popullsive të tjera vulnerabël.
“Në vitet e fundit, Këshilli i të Drejtave të Njeriut të O.K.B. ka avancuar një numër iniciativash të fokusuara në të drejtat e personave LGBTQ – duke përfshirë një vendim të vitit 2016 për krijimin e një eksperti të pavarur mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Udhëheqja e SHBA-ve në atë kohë luajti një rol kyç në këto përpjekje.
“Me këtë vendim, administrata Trump-Pence po lë një vakum në Këshillin e të Drejtave të Njeriut që mund të plotësohet nga vende që kanë pak ose aspak përkushtim ndaj të drejtave universale të njeriut dhe do ta përdorin Këshillin për të ndjekur agjendat e tyre jodemokratike”.
Kryetari i Komitetit Demokratik Kombëtar Tom Perez tha në një deklaratë për PinkNews: “Shtetet e Bashkuara duhet të udhëheqin botën për të drejtat e njeriut, e jo të tërhiqen në izolim dhe të ndajnë fëmijët e vegjël nga familjet e tyre.
“Për shkak të vendit tonë në tavolinën e bisedimeve, ne kemi qenë në gjendje ti japim zë atyre të cilëve nuk ju dëgjohet zëri anembanë botës, ndërsa luftojmë për trajtimin e drejtë të këshillit nga aleatët tanë si Izraeli.
“Sot, Presidenti Trump po i dërgon një sinjal botës që ne jemi shumë të dobët për të udhëhequr dhe shumë frikacak për të luftuar për vlerat tona themelore.”/A.A.