SHBA legalizon martesat gej në të gjitha shtetet
UASHINGTON – Gjykata Supreme e SHBA-ve vendosi të premten se është e ligjshme për të gjithë amerikanët, pa marrë parasysh gjininë apo orientimin e tyre seksual, që të martohen me kë të duan.
Vendimi është një fitore historike për aktivistët e të drejtave të gejve që kanë luftuar për vite në gjykatat më të ulëta. Tridhjetë e shtatë shtete dhe Distrikti i Kolumbias tashmë njohin barazinë e martesës. 13 shtetet e mbetura i ndalojnë këto bashkime, edhe pse mbështetja publike ka arritur nivele rekord në mbarë vendin.
Gjykatësit kanë gjetur se në bazë të Amendamentit të 14, shtetet duhet të lëshojnë liçenca martese për çiftet e të njëjtit seks dhe të njohin bashkimet e të njëjtit seks që janë kryer në mënyrë të ligjshme në shtete të tjera. Gjykatësi Anthony Kennedy shprehu mendimin e shumicës dhe u bashkua me gjyqtarët Ruth Bader Ginsburg, Elena Kagan, Stephen G. Breyer dhe Sonia Sotomajor.
Paditësi kryesor në çështjen Obergefell v. Hodges është banor i Ohio-s Jim Obergefell, i cili dëshironte të shënohej si bashkëshorti i mbijetuar në çertifikatën e vdekjes së burrit të tij. Në vitin 2013, Obergefell u martua me partnerin e tij që prej dy dekadash, John Arthur, i cili vuante nga ALS. Arthur ndërroi jetë në tetor të atij viti, tre muaj pasi çifti ngriti padinë e tyre.
Obergefel-it ju bashkuan disa dhjetra paditës të tjerë gej nga Kentucky, Michigan, Ohio dhe Tenesi të cilët luftonin që të ishin në gjendje të martoheshin po ashtu edhe që martesa e tyre të njihej në çdo shtet të vendit.
Pikëpamjet e martesës brenda të njëjtit seks në vend janë transformuar që nga viti 2004, kur Massachusetts u bë shteti i parë që lejoi çiftet gej të martohen. Në vitin 2013, Gjykata Supreme filloi të largojë trashëgiminë e vendit mbi diskriminimin ndaj çifteve të gjinisë së njëjtë, kur ajo goditi një pjesë të Mbrojtjes së Aktit të Martesës të vitit 1996, e cila parandalonte çiftet e të njëjtit seks, martesa e të cilëve ishte njohur nga shteti i tyre, të merrnin qindra përfitime në dispozicion të çifteve të tjera të martuar sipas ligjit federal.
Presidenti Barak Obama u bë presidenti i parë që mbështeti barazinë e martesës, kur ai doli në favor të saj në vitin 2012, në të njëjtin vit që Partia Demokratike e bëri pjesë të platformës së saj për herë të parë. Megjithatë Partia Republikane dhe propozimi i saj i vitit 2016 të kandidatëve presidencialë mbeti kundër martesës brenda të njëjtit seks. Senatori Ted Cruz (Texas) dhe Governatori i Wisconsin Scott Walker mbështetën një amendament kushtetues që mbron shtetet që duan të ndalojnë barazinë e martesës.
Disa konservatorë kanë avokuar për një mosbindje civile kundër një vendimi të Gjykatës Supreme në favor të martesës të njëjtit seks. Megjithatë, zyrtarët në shtetet e kuqe(shtete të kuqe janë ato shtete ku votuesit përgjithësisht ja japin votën republikanëve) thanë për Huffington Post kohët e fundit se ata janë të përgatitur të zbatojnë vendimin, duke shkuar aq larg sa janë të gatshëm të lëshojnë liçenca për martesat neutrale gjinore dhe të vendosin orare të gjata pune. Gerard Rickhoff, i cili mbikëqyr liçencat e martesës në Bexar County, Texas, tha se në qoftë se çiftet e të njëjtit seks janë të diskriminuar në vende të tjera në shtet, “Thjesht hipini makinës tuaj dhe ejani këtu. Do të jeni të mirëpritur.”/www.huffingtonpost.com