Serbia bëhet shteti i parë në Ballkan me Kryeministre grua dhe lezbike
Serbia bëhet shteti i parë në Ballkan që emëron një kryeministre grua dhe lezbike. Ana Brnabic, 41 vjeç dhe diplomuar në Universitetin e Hull në Angli, është zgjedhur për të formuar kabinetin e ri qeverisës. Brnabic, aktiviste dhe teknokrate, hyri në politik si politikane e pavarur, vetëm vitin e kaluar kur u bë ministrja e parë haptazi homoseksuale në Serbi.
Goran Miletic, aktivist për të drejtat e njeriut në Serbi tha për The Guardian se: “Edhe në shumë vende perëndimore do të ishte lajm i madh dhe sinjal pozitiv nëse një kryeministër do të ishte gej apo lesbike. Por është edhe më e rëndësishme për një vend ku 65% e popullsisë besojnë se homosektualiteti është sëmundje dhe ku 78% mendojnë se homoseksualiteti nuk duhet të shprehet jashtë shtëpive”.
Ana Brnabic do të drejtojë vendin në një periudhë kur Serbia po përgatitet për anëtarësimin në BE, duke ruajtur tradicionalisht marrëdhënie të ngushta me Rusinë.
Edhe pse roli i Kryeministrit është më i fuqishmi sipas Kushtetutës vendase, analistë të politikës janë shprehur për The Guardian se Vucic do të vazhdojë të ketë pushtetin si në parti ashtu edhe ndikimin në organe të ndryshme shtetërore.
Burimi: The Guardian