Serbi/ Gazetarët investigativë pranë BIRN Serbia apel liderit rus për lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/01/BIRN-640.jpg)
Teksa takimi i liderit rus, presidentit Putin u trumbetua dhe pati jehonë në median ndërkombëtare, gazetarët e rrjetit investigativ balllkanik, BIRN, e kanë parë këtë vizitë si një mundësi për ti parashtruar presidentit rus disa kërkesa. Kërkesat lidheshin me lirimin e gazetarëve në Rusi dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Si arritën gazetarët të komunikonin këto kërkesa?
Gazetarët parashtruan banera jashtë dritareve të zyrave të BIRN në Beograd ku shkruhej “Lironi gazetarët” në serbisht, rusisht dhe anglisht. Madje pranë zyrave një grup mbështetësish të presidentit rus ishin mbledhur në shenjë mikëpritjeje.
Përveç banerave, një flamur shumëngjyrësh i komunitetit LGBTI+ u shpalos për të apeluar kundër abuzimit të të drejtave të njeriut që po ndodh gjerësisht në Rusi. Sipas raporteve të fundit, rreth 58 gazetarë janë vrarë në Rusi që prej vitit 1992. Momentalisht janë rreth 4 gazetarë të burgosur në Rusi.
Ndërkohë organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch” ka theksuar se ligji famëkeq kundër propagandës së komunitetit LGBTI+ ka pasur një impakt negativ mbi komunitetin LGBTI+. Edhe pas apelesh të shumta nga ndërkombëtarët, legjislacioni vijon të jetë shtypës ndaj komunitetit LGBTI+.
Burimi: BIRN