Senatori i cili kërcënoi se do ta mohonte fëmijën e tij nëse do të ishte gej, tashmë është një mbështetës i barazisë martesore
Një Senator i cili dikur tha se do ta mohonte fëmijën e tij nëse do të ishte gej, ka shpjeguar se si u bë një mbështetës i fortë i barazisë martesore.
Senatori australian Ricky Muir, foli sinqerisht për pikëpamjet e tij të evoluara mbi këtë çështje.
Javën e kaluar, Senati i kërkoi Kryeministrit Australian Malcolm Turnbull të angazhohej për një votim të lirë Parlamentar për martesat brenda të njëjtit seks, në vend që ta tejzgjaste çështjen përmes një procesi të gjatë votimi publik.
Duke folur për ABC, senatori i Victoria-s u hap rreth asaj se si familja e tij e ndihmoi të ndryshojë mendje në lidhje me këtë çështje.
Ai tha: “Pikëpamjet e mia nuk kanë qenë gjithmonë të tilla… unë kam patur pikëpamje shumë të kundërta me ato që kam tani, por kjo është për shkak të ‘majmuni sheh, majmuni bën’.
“Ju rriteni në një mënyrë, ju thonë disa gjëra të caktuara, ju vazhdoni kështu.”
Duke shpjeguar se si një bisedë me gruan shkaktoi kthesën e tij, ai tha: “Ne po debatonim, dhe unë nuk mund të mbaj mend se cili ishte argumenti im, por mund t’ju them që ishte i dobët!
“Ajo më tha:” Po sikur djali yt ishte të ishte gej? “… Përgjigja ime ishte:” Unë do ta mohoj “.
“Pamja në fytyrën e saj ishte një neveri absolute. Mendova: kjo është një gjë me të vërtetë e keqe për tu thënë “.
Senatori shpjegoi se pasi reflektoi mbi pikëpamjet e tij, ai u përpoq të gjente shkakun e tyre.
Ai tha: “Vendosa në atë moment – Unë nuk isha aspak një njeri fetar – por ishin pikëpamjet fetare me të cilat jam rritur që më bënin ti thosha ato gjëra, më bënin ti kisha ato pikëpamje.
“Unë mendova, mendoj se është më mirë nëse e kthej vëmendjen time tek emocionet e njerëzve të cilët unë e di që ekzistojnë, të cilët janë para meje dhe që i njoh!”
Ai shtoi: “Teoria ime [e re] është që në qoftë se unë respektoj vendimet e njerëzve të tjerë, me pak fat ata do të respektojnë vendimet e mia.”/A.A.