Së shpejti Parada e parë LGBT në kontinentin e Afrikës
Foto:Elizabeth Brockway/The Daily Beast
Aktivistët LGBT në shtetin afrikan, në Swaziland po planifikojnë të zhvillojnë Paradën e parë të Krenarisë që është mbajtur ndonjëherë në kontinentin afrikan.
Grupi advokues “The Rock of Hope” u shpreh për “The Daily Beast” se është në procesin e dorëzimit të aplikimit për të zhvilluar marshimin dhe më pas mbarëvajtjen e një festivali në një park afër qytetit të Mbabne. Nëse realizohet me sukses, aktiviteti do të shënojë një moment historik, duke zhvilluar për herë të parë një Paradë LGBT në sinkronizim me shumë parada të tjera, duke shënuar përvjetorin e protestave të “Stonewall” në Nju-Jork në 1969.
Sa i përket legjislacionit në Swaziland, ëshët një faktor që ua vështirëson punën akoma më shumë punën aktivistëve. Swazilanda është monarki absolute, e udhëhequr prej Mbretit Mswati i tretë, i cili e ka përshkruar homoseksualitetin si diçka satanike. Ndërsa kryeministri Barnabas Sibusiso Dlamini e ka përshkruar si “sëmundje dhe anomali”.
Në vend nuk ekzistojnë lokale, bare ose vende ku pjesëtar të komunitetit LGBT mund të mblidhen. “Ne nuk mund të fshihemi përgjithmonë. Si mund të jemi advokues për të drejtat e një komuniteti kur mungon vizibiliteti? Ne duhet të tregojmë që jemi këtu dhe që ekzistojmë” u shpreh Melusi S. Simelane, përgjegjës komunikimi për “The Rock of Hope”.
Aktiviteti do të zhvillohet në qershor dhe do të quhet “Swazi Pride” ose “Pride Swazi”. “Ne kemi nevojë për statistika, për numra. Dëshirojmë që të rrisim vizibilitetin në qeveri dhe në institucione të tjera. Ndaj aktiviteti i Paradës është kaq i rëndësishëm: ti tregojmë kryeministrit që mendon se personat LGBT nuk ekzistojnë, që po ne ekzistojmë!! Parada na e jep mundësinë ti kundërpërgjigj e ti themi: Çfarë je duke folur? Ja ku janë njerëzit” u shpreh Simelane./k.m/
Burimi: The Daily Beast