Së shpejti një kandidat gej në zgjedhjet presidenciale në Poloni
Foto: Getty Images
Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Poloni, një kandidat gej ka bërë publike kandidaturën e tij në garën politike për lidership. Anketat e zhvilluara tregojnë se një në katër polakë kanë predispozitën të votojnë për kandidatin Robert Biedroń nga krahu i mjatë politik, i cili e nisi karrierën e tij në politikë si aktivist për LGBT.
Biedroń, i cili është kryetar bashkie i Slupsk, një qytet me popullsi rreth 98.757 në veri të Polonisë, konsiderohet një kandidat i fortë kundrejt presidentit aktual Andrzej Duda. Edhe pse zgjedhjet nuk do të zhvillohen deri në 2020, kjo nënkupton se kandidati Biedroń ka akoma kohë për të fituar suportin kombëtar për të zgjeruar elektoratin e tij.
Momentalisht partia e ekstremit të djathtë “Partia për Drejtësi”, e udhëhequr prej Presidentit Duda ka një qëndrim të fortë kundër komunitetit LGBT. Politikani bllokoi legalizimin e martesave brenda së njëjtës gjini në 2017, duke theksuar se martesa është e definuar në Kushtetutë dhe e përkufizon martesën si kurorëzimin vetëm midis një burri dhe gruaje.
Ai gjithashtu i ka vendosur veton aktit ligjor për Njohjen e identietit gjinor , që do të lejonte personat trans të ndryshojnë në rrugë ligjore gjininë e tyre. Në Poloni rreth 91% e popullsisë është katolike, sipas të dhënave nga Eurobarometri, një anketim i zhvilluar në 2012. Edhe pse homoseksualiteti është dekriminalizuar prej vitesh, opinioni publik nuk është dhe aq në favor të të drejtave LGBT.
Sipas anketuesve të “Equaldex” rreth 46% e vendit që është survejuar shprehet se shoqëria nuk duhet ta pranojë homoseksualitetin./k.m/
Burimi: Pink News