Samantha Fox e ‘shkatërruar’ nga vdekja e partneres së saj
Këngëtarja dhe ish-modelja Samantha Fox ka konfirmuar se partnerja e saj prej më shumë se një dekade, Myra Stratton, ka vdekur.
Samantha njoftoi se e dashura dhe menaxherja e saj afatgjatë ka vdekur këtë javë, pas një beteje dy-vjeçare me kancerin.
Një deklaratë tha: “Është me pikëllim të madh që shpallim vdekjen e Myra Stratton.”
“Ajo ishte partnerja dhe menaxherja e Samantha Fox për 16 vitet e fundit.
“Ajo me trimëri luftoi me kancerin për dy vitet e fundit, por e humbi betejën e saj të dielën. Samantha kërkon privatësi gjatë mbajtjes së zisë.”
Fox doli hapur publikisht vetëm në vitin 2003, kur deklaroi dashurinë e saj për Stratton.
Ajo tha: “Kam fjetur me gra të tjera, por nuk kam qenë e dashuruar para Myra Stratton. Njerëzit thonë se unë jam lezbike … Unë nuk se çfarë jam.
“Gjithë çka unë di është se jam e dashuruar me Myra Stratton, menaxheren time. Unë e dua dhe dua ta kaloj pjesën tjetër të jetës sime me të.”
Dyshja më vonë u shfaq së bashku në një episod të Celebrity Wife Swap – ku Samantha ishte çift me Freddie Starr, dhe Myra me gruan e tij Donna.
Një burim ka thënë për The Sun: “Sam është plotësisht e shkatërruar. Ajo e adhuronte dhe e donte Myra-n dhe humbja e saj ka krijuar një vrimë të madhe në jetën e saj.
“Myra ishte menaxherja e Sam por edhe shoqja e saj më të mirë dhe e dashura e saj. Kjo është një humbje e madhe për të. “/A.A.