Rusia ndalon shpërndarjen e fotos satirizuese të Putin; Preteksti – “Ekstremizmi” në internet
Një foto satirizuese me në qendër figurën e Presidentit rus, Vladimir Putin, është bllokuar dhe ndaluar nga qarkullimi në Rusi.
Fotoja me imazhin e Putin të lyer me makijazh dhe mesazhin “Stop Homophobia”, bëri jehonë gjatë protestave të vitit 2013 ndaj ligjeve kundër komuniteti LGBT të miratuara nga qeveria ruse. Në këtë vit Rusia shokoi me miratimin e ligjit që ndalonte në mënyrë kategorike propagandimin tek fëmijët për marrëdhënie seksuale homoseksuale.
Mediat ruse kanë vështirësi në raportimin e këtij lajmi pasi shpërndarja e fotos në fjalë – është kthyer në një veprim ilegal.
Sipas një liste të propozuar nga qeveria ruse javën e kaluar, kjo foto “famëkeqe” përbën një formë ekstremizmi. Preteksti për të është se Putini me makijazh jep idenë e përkatësisë së tij seksuale “të devijuar”.
Sa i përket cënimit të lirisë në internet, Rusia miratoi ligjet e saj të para në lidhje me të ashtuquajturën “ekstremizmi në internet”, pra ndalimin e shpërndarjes së materialeve (foto, video, audio) që përbëjnë forma esktremiste propagandimi. Ky ligj u miratua në vitin 2013, pikërisht një vit pas rikthimit të Putinit në presidencë. /k.m/
Burimi: The Indipendent