Ruby Rose: Protagonistja më e re e Orange Is The New Black
Këtë sezon, modelja Australiane, personaliteti televiziv, aktorja dhe muzikantja Ruby Rose do ti bashkohet kastit të Orange Is the New Black në rolin e Stelës, një e huaj misterioze dhe seksi për të cilën thuhet se do të krijojë një trekëndësh dashurie me çiftin përherë të trazuar Piper dhe Alex. Rose, 29 vjeç, i mori audicionet shumë seriozisht për të marrë pjesë tek një nga shfaqjet e saj më të preferuara. “Sidomos për dikë të komunitetit LGBT, unë nuk besoj se ka patur ndonjë show tjetër që të jetë aq i vërtetë në lidhje me përvojën e të qënit gej, lezbike ose transgjinore. Ky show po ndihmon shumë njerëz të zbulojnë se kush janë në të vërtetë dhe mendoj se kjo është magjike -. Në TV nuk e gjen dhe aq shumë këtë gjë.”
Duke folur me Rose për historinë tonë të kopertinës për sezonin e ri të Orange, ne i bëmë shumë pyetje në lidhje me atë kuotën e diskutueshme të “dështimit”, përfitimet e terapisë dhe se si asaj “i ka rënë në kokë për çdo person në shfaqje.”
Ka pasur disa raportime online që keni pasur shqetësime në lidhje me Orange në fillim.
Më vjen keq sa herë që e shoh atë kuotë; ajo është nxjerrë krejtësisht jashtë kontekstit. [Duke folur për Sunday Style Magazine, Rose citohet të ketë thënë “Shfaqja është padyshim e shkëlqyer, por ajo ka regjizore, shkrimtare dhe producente gra; është në lidhje me gratë në burg. Çdo gjë në lidhje me të ka fjalën ‘dështim’ të shkruar mbi të”] Ajo çfarë unë po thosha ishte se në industrinë e filmit në përgjithësi dhe duke parë se çfarë po na ofrohet në TV dhe në film, jeta e grave në burg nuk është diçka që diskutohet ose portretizohet zakonisht . Dhe mbi gjithë këtë, personazhet kryesore janë të gjitha protagoniste femra, është e shkruar nga shumë gra dhe luhet nga femra – çdo gjë në lidhje me të është e mahnitshme.
Pra, ju ishin fanse e show-t?
Isha një fanse e vërtetë e dy sezoneve të para. Unë isha pak vonë për ta parë sezonin e parë, sepse nuk isha këtu; thjesht pashë se si ishte bërë viral në mediat sociale. Kështu që hapa televizorin një të premte, dhe tri ditë më vonë, unë kisha parë vetëm një sezon të tërë të një programi televiziv; Po thosha me vete, “Duhet të kem diçka të gabuar.” Unë kurrë nuk kisha parë me qejf TV para Orange.
Ju thjesht nuk do të mendonit se do të kishte ndonjë vlerë në të. Ju nuk do ta shikonit atë dhe të mendonit se, “Ky show do të bëhet një hit.” Ju e mendoni këtë me filmat me superheronj. Ka diçka në atë show që mund ta lidhësh me këdo. Kjo është arsyeja pse është kaq i suksesshëm.
Tek cili karakter e gjen më shumë veten?
Mund ta gjeja tek të gjithë në një farë mënyre. Jeta ime ka pak ngjashmëri me Alex dhe Piper – edhe pse ndoshta më shumë me Alex. Kam arrogancën e Nicky-t, por jam një romantike e pashpresë si Lorna. Gjeta ngjashmëri me Poussey [luajtur nga Samira Wiley]. Por karakteri im, Stella, është aq e ngjashme nga sjelljet e saj me mua, dhe ajo është shumë androgjene. Më përshtatet në mënyrë të përsosur./www.rollingstone.com