Rreth 50% e personave LGBTI në Maqedoni janë të kënaqur nga puna e organizatave LGBTI
Shkup, 24 Dhjetor 2015/ 31 përqind e personave LGBTI në Maqedoni nuk kanë opinion të favorshëm për asnjë person LGBTI të pranishëm në media. Opinionin më të favorshëm nga personat LGBTI për prezencën e tij në media e gëzon Bekim Asani nga LGBT Junajted Tetovë
Këto janë rezultatet nga hulumtimi i qëdrimeve dhe perceptimeve të personave LGBTI në Maqedoni, i kryer në qershor dhe korrik të këtij viti, nga ana e NDI – Institutit nacional demokratik dhe Ipsos Strategic Marketing, në bazë të të dhënave nga 237 të anketuar/a.
“46 % e personave të anketuar LGBTI janë personalisht të kënaqur nga puna e organizatave qytetare në Maqedoni të cilat merren me çështjet LGBTI, ndërsa 83 përqind e tyre konsiderojnë se mbështetja nga Unioni Europian është shumë e rëndësishme për përmirësimin e statusit të personave LGBTI në Maqedoni. Këto për ne janë të dhëna të rëndësishme posaçërisht në krijmin e strategjive të mëtejshme për veprim dhe kërkim të partnerëve dhe bashkëpunëtorëve në pëmbushjen e qëllimeve tona”, thotë Antonio Mihajlov nga “Fronti subverziv”-shoqatë e cila punon mbi hulummtime dhe edukim për tema LGBTI.
“Vetë fakti që kryesoj në listën e personave LGBTI të cilët gëzojnë opinion të favorshëm tek komuniteti, më inkurajon dhe plotësueshëm më motivon të vazhdojmë me fuqizimin e komunitetit-diçka që u tregua si e domosdoshme , sipas rezultateve të këtij hulumtimi. Kjo është një nga hulumtimet e rralla ku personat LGBTI në Maqedoni mund të deklarohen për pyetje me rënëdsi për jetën e tyre, dhe ne, si LGBTI aktivistë, kemi për detyrë atë dialog me komunitetin ta forcojmë dhe zgjerojmë.”- thotë Bekim Asani nga LGBT Junajted Tetovë.
/l.k./