Rreth 20.000 adoleshentë nga komuniteti LGBT në SHBA i nënshtrohen terapisë konvertuese
Foto: Twitter
Me mijëra të rinj amerikanë nga komuniteti LGBT i nënshtrohen çdo vit një terapie konvertuese nga një qendër mjekësore e liçensuar përpara se të mbushin 18 vjeçe, tregon studimi.
“Përafërsisht 20.000 adoleshentë të moshës 13-17 vjeçare do t’i nënshtrohen kësaj terapie me qëllim ndryshimin e orientimit seksual” thonë kërkuesit në Institutin “Williams” të shkollës Juridike “UCLA”.
Edhe pse kjo lloj terapie është diskredituar nga shumë mjekë dhe profesionistë të fushës së mjekësisë, terapia mbetet legale ende në 41 shtete të SHBA, duke përfshirë këtu New-York dhe Massachusetts.
Një studim tjetër tregon se rreth 57.000 të rinj do ta marrin këtë lloj terapie nga një person i komunitetit fetar. Studiuesit vijnë me shifrën alarmante se rreth 700.000 persona LGBT adult në SHBA e kanë marrë tashmë këtë trajtim gjatë jetës së tyre, ku 350.000 prej tyre i janë nënshtruar kësaj terapie që në adoleshencë.
Drejtuesja e këtij studimi, Christy Mallory u shpreh se shumë shoqata profesionale në mjekësi po lobojnë për bojkotimin e kësaj terapie. Sipas studimit, 6.000 të rinj të grupmoshës 13-17 vjeç do ti ishin nënshtruar kësaj terapie nëse shteti ku jetojnë nuk do ta kishte ndaluar me ligj këtë terapi.
Kjo lloj terapie është e rrezikshme në momentin kur nuk përfshin vetëm konsulencën orale, por implementon edhe praktika të tjera si shoku elektrik. Një tjetër studiuese e këtij studimi në Insitutin “Williams” shprehet: “Me një numër kaq të lartë të adoleshentëve të rrezikuar nga terapia konvertuese është detyra jonë që familjet apo qendrat mjekësore që ofrojnë terapinë konvertuese të kenë informacion të saktë për orientimin seksual dhe identitetin gjinor dhe mbetet detyrë e jona të punojmë për të ulur stigmën dhe rritur pranimin e personave LGBT”./k.m/
Burimi: The Independent