Rrëfimi i një personi interseks: babai ma fshihte të vërtetën prej kohësh
Personat interseks në Rusi jetojnë në një atmoserë të mbytur heshteje, turpi dhe keqkuptimi që prej një moshe të vogël.
Termi interseks është një term ombrellë që përshkruan një person lindur me karakteristika biologjike dhe gjenetike që nuk përputhen me konceptin klasik të trupave femëror dhe mashullor. Ka shumë variacione për termin interseks që lidhen me nivelin hormonal, kromozonal, gjenital si dhe organet riprodhuese. Disa variacione janë të dukshme që në lindje, teksa të tjerët nuk shfaqen deri sa arrihet puberteti.
Irene është person interseks dhe e ka kuptuar gjatë adoleshencës që ishe ndryshe prej të tjerëve, teksa shihte shoqet e saj të cilave iu zhvillohej gjoksi dhe iu vinin periodat. Kur ishte 15 vjeç babai e solli në një qendër mjekësore në Ukrainë, ku ata jetonin asokohe. ‘’Doktorët në qytezën time nuk ia kishin idenë se çfarë duhet të bënim me mua. Për shkak se periodat po më vononin doktorët më vendosnin elektroda në bel për të ngrohur vezoret. Pas një viti mu shfaq apandesiti, që besoj se mu shkaktua prej këtij trajtimi mjeksor’’
Me kalimin e kohës ajo u dërgua në një spital në Moskë. Atje ndiqte vizita të shumta dhe priste gjithjë vetëm në korridor teksa babai fliste me doktorët në zyrë. Një ditë babi i tregoi se duhej ti nënshrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale duke i thënë ’’Diçka nuk shkon me vezoret e tua dhe nëse nuk vizitohesh mund të kthehet në kancer’’.
Irene iu nënshtrua kështu një procedure që ajo vetë nuk e dinte, duke nisur terapinë hormonale. Cikli menstrual nisi, por gjoksi nuk iu zhvilua dhe kjo e bënte të ndihej e pasigurtë. ‘’Ajo çfarë dëshiroja ishte të kaloja një pubertet sikure bashkëmoshataret e mia. Ushqeva një urrejtje aq të madhe për trupin tim saqë midis moshës 15-20 vjeçare rashë në depresion dhe mendoja shpesh për vetëvrasjen. Doktorët nuk u treguan kurrë të sinqertë me mua. Kur i pyesja pse zhvillimi i gjoksit nuk po ndodhte edhe me hormone, ata më thanë se duhet të ushqehesha më shumë’.
Kur një ditë Irene ndeshi një video në Internet nisi të kishte dyzime rreth vetes: ‘’A mund të jem interseksuale?’’ Ndaj vendosi të merrte raportin e saj mjekësor dhe kur u rivizitua zbuloi se doktorët dhe baba i saj e kishin gënjyer prej kohësh përgjatë 7 viteve të fundit.
E vërteta doli në pah: Irene u diagostikua me një variacion të interseksualizmit të quajtur mixed gonadal dsgenesis: përpos vezoreve Irene ka lindur me testikuj të brendshëm.
Ajo mësoi se ndërhyrja kirurgjikale që kishte realizuar 15 vjeç nuk kishte të bënë me parandalimin e kancerit. ‘’ Teknikisht unë kam lindur me të dyja organet në trupin tim. Por askush s’ma ka thënë këtë gjë, dhe gjatë ndërhyrjes kirugjikale është tentuar të më eleminohen pjesët mashkullore’’.
Kur Irene u ballafaqua me të atin, ai insistoi se ishte bërë gjëja e duhur për të. (Irene nuk flet më me babain e saj.)
‘’Tani që mësova të vërtetën ndihem e çliruar pasi e kuptoj se çfarë po ndodh me mua. Tani çdo gjë bën sens’’. Sot Irene është 24 vjeç dhe që kur ka zbuluar të vërtetën, ajo punon në një qendër për personat interseks në Rusi. Ajo ka krijuar një kanal në rrjetin e Youtube-it në gjuhën ruse për çështjet e komunitetit dhe ka bashkëthemeluar organizatën Intersex Russia, një prej dy orgaizatave të vetme në të gjithë vendin për komunitetin interseks./k.m/
Burimi: BuzzFeed