Rita Ora inkurajon vajzat për të deklaruar orientimin e tyre seksual

Ylli i muzikës pop, Rita Ora, ka thënë se shpreson se nëpërmjet këngës së saj “Girls”, të mund të ndihmojë sadopak vajzat të dalin hapur tek prindërit e tyre për orientimin seksual. Ora tha për revistën Stylist se e priste një reagim të fortë ndaj të këngës, në të cilën ajo doli si biseksuale.
“Doja t’u jepja njerëzve pak shpresë për të tejkaluar situatën ku mund të ndodhen. Ishte historia ime dhe e vërteta ime. “
“Kjo ishte një temë me të vërtetë e ndjeshme për mua; ishte historia ime dhe e dija se do të mund të kthehej në një shqetësim për njerëzit, sepse kurrë më parë nuk kisha folur në publik. Unë nuk mendoj se do ta bëja këtë sot nëse nuk do të ishte për komunitetin LGBTQ që më përkrah. Do të bëja gjithçka gjë për ta, si dhe për të gjithë fansat e mi.
“Ky ishte një moment në kohë kur desha t’u jepja besim vajzave që nuk mund t’i tregonin prindërve se janë homoseksuale.”
Ora tha se ajo “nuk ishte e frikësuar” për të dalë hapur si biseksuale, por shtoi: “Kam pritur për një arsye, sepse asnjëherë nuk më dukej si momenti i drejtë, derisa publikova këngën Girls”./k.j
Burimi:PinkNews