Rezultati historik: Australia i thotë ”PO” martesave brenda së njëjtës gjini
Australia ka votuar pro martesave brenda së njëjtës gjini në sondazhin historik të realizuar në shkallë vendi. Rreth 13 milionë australianë (79.5%) kanë votuar nëpërmjet fletëvotimit postar (nga ana ligjore jo-detyrues) – një rezultat ky surprizues dhe më i madh edhe se referendumi mbi BE të zhvilluar në Britaninë e Madhe.
Ky votim historik është rast i ngjashëm me nënshkrimin për martesat brenda së njëjtës gjini që është zhvilluar në Irlandë në një votim kombëtar. Australia tani duket se do të bëhet vendi i 25-të në botë për legalizmin e martesave të çifteve brenda së njëjtës gjini.
Rezultatet u bënë publike rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale të Australisë. Në anketim morën pjesë 12.727.920 njerëz, me një shkallë pjesëmarrjeje prej 79% të cilën Zoti D. Kalisch, statisticien australian e cilësoi si suprizuese dhe impresionuese.
Përgjigjia pozitive dhe në favor të martesave brenda së njëjtës gjini përbën 61.6 % të përgjigjeve përkundrejt 38.4 të votës negative. Pjesëmarrje më e lartë vjen nga votuesit e mëdhenj në moshë përkundrejt votuesve më të rinj, me pjesëmarrje më të ulët në anketim.
Statisticieni Kalisch i cili kishte detyrën e analizimit dhe publikimit të të dhënave të kësaj ankete kombëtare i ka informuar paraprakisht përfaqësuesit si dhe drejtuesit përkatës të ministrive për rezultatin final.
Festimet nisën që në mëngjesin e së mërkurës pranë zyrave të shoqatës që është marrë me fushatën ndërgjegjësuese në mbështetje të martesave brenda së njëjtës gjini. Më pas festimet u përhapën kudo në
vend. Kryeministri konservator i mëparshëm i Britanisë, David Cameron i cili prezantoi projektligjin e martesave brenda së njëjtës gjini gjatë mandatit të tij në kryeministri, e mirëpriti lajmin nga Australia.
Kryeministri Malcolm Turnbull, i cili është mbështetës i ligjit për barazi, u zotua të thotë se qeveria e tij do ta mbështesë kauzën në rast se votimi i anketimit do të ketë rezultat pozitiv. Vendimi përfundimtar do të miratohet nga parlamenti.
Votimi publik nuk është ligjërisht i detyrueshëm, kështu që pritet që në parlament të kalojë legjislacioni për martesat brenda së njëjtës gjini.
Dy projektligje do ti propozohen parlamentit – njëra nga një koalicion mbështetës për martesat brenda së njëtës gjini, dhe një projektligj tjetër nga një senator i krahut të djathtë politik duke propozuar martesat brenda së njëjtës gjini, por brenda kornizës së lirisë fetare.
Kjo do të lejojë cilindo besimtar të një feje të caktuar që refuzon martesat brenda së njëjtës gjini dhe pranon ato tradicionale, teksa mban pozicionin e punës në sektorin privat për ofrimin e shërbimeve për organizim martesash.
Por kur do të kthehen në ligjore martesat brenda së njëjtës gjini?
Martesat brenda së njëjtës gjini do të kthehen në ligjore tani që vota popullore e ka nënshkruar votën mbështetëse. Votimi do të pasohet nga legjislacioni, i cili kërkon 30 ditë që të futet në fuqi. Gjithsesi kjo mund të kërkojë më shumë kohë pasi zyrtarët dhe qeveria mund të kërkojë më shumë kohë për tu njohur me ligjin e ri./k.m/
Burimi: Pink News