Republikanët po fshinë njerëzit LGBTQ nga tragjedia e tyre
Në prag të të shtënave në klubin Pulse, një klub nate LGBTQ në Orlando, Florida, politikanët si republikanë dhe demokratë shkruan në Twitter për të shprehur ngushëllimet e tyre. Pasi masakra duket se ka shënjestruar pakicat seksuale, kjo ka krijuar një efekt disi surreal: Sytë e politikanëve republikanë, disa nga të cilët janë po ata që kanë përkushtuar karrierën e tyre duke luftuar për t’u privuar gejve të drejtat e tyre civile –po simpatizojnë po ata njerëz të cilët i kanë goditur për një kohë të gjatë në një përpjekje për votat konservatore.
Rubio është një kundërshtar i vendosur i martesave mes gejve dhe do të donte të rrëzonte vendimin e Gjykatës së Lartë që u dha gejve të drejtën kushtetuese për tu martuar. Akoma më keq, kur Rubio shërbeu si udhëheqës i shumicës në dhomën e ulët të parlamentit të Floridës, sistemi birësues i shtetit ishte në krizë: Për shkak të mungesës të prindërve birësues, fëmijët mbaheshin të burgosur në kushte çnjerëzore. Një zgjidhje e mundshme do të ishte që të hiqej ndalimi i Floridës dhe të lejoheshin gejtë që të birësonin fëmijë. Rubio e hodhi poshtë idenë. “Disa nga këta fëmijë janë më të pafavorizuarit e këtij shteti,” shpjegoi ai. “Ata nuk duhet të detyrohen të jenë pjesë e një eksperimenti social.”
Por, nëse do ta kishte në dorë Huckabee, gejtë nuk do të lejoheshin me ligj të krijonin familjet e tyre. Huckabee me vendosmëri i kundërshton martesat e të njëjtit seks, bashkimet civile, dhe adoptimin nga çiftet gej. Duke shpjeguar kundërshtimin e tij ndaj adoptimit nga çiftet gej në veçanti, ai deklaroi: “Fëmijët nuk janë këlysha. Kjo nuk është koha për të parë nëse mund të eksperimentojmë dhe të kuptojmë se si funksionon?” Në pika të ndryshme në karrierën e tij, Huckabee ka thënë gjithashtu se pacientët me AIDS duhet të futen në karantinë; se homoseksualiteti është një “mënyrë jetese”, i ngjashëm me pirjen e alkoolit; dhe se legalizimi i martesat brenda të njëjtit seks është si të legalizosh incestin dhe përdorimin e drogës. Kur Gjykata e Lartë shfuqizoi një ndalim federal të martesës brenda të njëjtit seks, Huckabee shkroi në Tweeter: “Jezusi qau.”
Ka shumë shembuj politikanësh anti-gej që shkruan në Tweeter në lidhje me të shtënat në Pulse, por ka diçka të përbashkët që i lidh ata: Asnjë prej tyre nuk përmendi se të shtënat shënjestruan, apo qoftë edhe përfshinë, komunitetin LGBTQ. Në të vërtetë, asnjë republikan i vetëm i Kongresit që shkroi në Tweeter rreth të shtënave, nuk i përmendën njerëzit LGBTQ. Kjo qëndron në kontrast të thellë me pohimin e qartë të presidentit Barak Obama se “vrasësi shënjestroi një klub nate” ku “lezbike, gej, biseksualë, apo transgjinorë … mblidhen për të qenë me miqtë, për të kërcyer, kënduar, dhe për të jetuar”si dhe ” për të rritur ndërgjegjësimin, të flasin hapur dhe të avokojnë për të drejtat e tyre civile. ”
Heshtja e republikanëve në fakt është mjaft me vend. Si një parti, mbi të gjitha, GOP(Grand Old Party) ka shpenzuar dekada duke u përpjekur të degradojë pakicat seksuale dhe madje edhe ti fshijë ato nga jeta publike. Pra kjo është krejt me vend, që politikanët konservatorë po fshinë njerëzit LGBTQ nga vetë tragjedia e tyre. Gjesti i mbështetjes, mendoj, është në thelb dashamirës. Por të jemi të qartë në lidhje me këtë: 50 viktimat e masakrës në klubin e natës LGBTQ në Orlando, vdiqën si qytetarë të plotë dhe të barabartë para ligjit, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të partisë Republikane ti trajtojnë ata si qytetarë të dorës së dytë./A.A.