Renner: Nuk më intereson nëse njerëzit mendojnë se jam gej
Renner, i cili luan Hawkeye në serinë televizive Avengers, foli për Playboy duke se ai dëshiron “që të ishim në një botë ku të mos kemi turp dhe të mos jemi gjykues.”
Ylli i Hollivudit tha: “Unë as që do të përpiqem të provoj jam apo nuk jam. Kjo është pa kuptim, apo jo? Kur ju i bëni google vetes dhe gjëja e parë që del është ‘Jeremy Renner është gej,’ mendon, ‘Oh, më në fund ja dole. Tani je një yll gjigand filmi.’ Nuk më intereson, nëse kjo është ajo që njerëzit duan të mendojnë, të lexojnë dhe të vrasin mendjen. Thoni çfarë të doni për mua.
“Shikoni, ku ne jemi në anën shoqërore – hapa të mëdhenj përpara nga ku kemi qenë në fillim. Kjo është një gjë e mahnitshme. Të sugjerosh se kjo është negative, se të jesh gej është një gjë e tmerrshme, një perversitet apo çfarëdo qoftë – thjesht nuk e kuptoj. A nuk dëshironi që të jetojmë në një botë ku të mos kemi turp e të mos jemi gjykues?”/A.A./