Reklama e mrekullueshme tregon se dashuria është dashuri pavarësisht kush je apo çfarë pamje ke
Dashuria është e duruar. Dashuria është e mirë. Dashuria është plot me ngjyra.
Një fushatë e re reklamash për kompaninë braziliane Zim tregon tre çifte të lyera me ngjyra të gjalla e jo-helmuese të pluhurit ZIM, raporton BoredPanda. Dy nga imazhet tregojnë çifte të të njëjtit seks.
Reklama, nga agjencia Salvador me bazë Tuppi Propaganda, kanë përhapur dashuri për komunitetin LGBT rreth e përqark globit.
“Qëllimi ynë fillestar ishte shumë e thjeshtë: fakti se dashuria është universale”, shkroi stafi i Zim në një blog post, për një përkthim të Huffington Post. “Ajo përzien ngjyrat, zemrat dhe mendjet tona dhe të gjitha format e saj janë të vlefshme dhe sjellin lumturi. Ne përfaqësojmë pak nga kjo në fotot e fushatës, por është e rëndësishme të thuhet gjithashtu se shumë kombinime të tjera, që nuk janë futur këtu, ekzistojnë dhe janë po aq të bukur sa këto.”
Marrë nga: www.huffingtonpost.com