Refugjatja Transgjinore vritet në Turqi
Një grua transgjinore refugjate në Stamboll u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në Cihangir.
Ajo u vra nga një klient me të cilin u takua në rrugë, aty ku ajo punonte. Trupi ju gjet nga miqtë, pasi ata nuk kishin dëgjuar asgjë prej saj që nga 17 dhjetori.
Trupi i saj po ekzaminohet nga mjeko-ligjorët. Miqtë e saj i bëjnë thirrje autoriteteve që të gjejnë vrasësin. Ata thonë “Vrasjet e Transgjinorëve Janë Politike”
Gruaja e vdekur transgjinore po kërkonte strehim në Turqi pasi u largua nga kushtet e luftës në vendin e saj.
Aktivisti nga Istanbul LGBTT Solidarity Association, Havin Zana dhe një avokat nga Women Solidarity Association po e ndjekin këtë çështje. Trupi i saj do të varroset nga gratë transgjinore në Stamboll pas autopsisë. Familja e saj u vra e gjitha në luftë dhe ajo nuk kishte asnjë të afërm.
Policia ende po kërkon për të gjetur vrasësin./A.A.