Reagimi i babait kur djali i tij bleu një barbie është i jashtëzakonshëm
Videoja e babait i cili e lejon djalin e tij të vogël të zgjedhë një kukull si lodrën e tij, është bërë virale.
Babai Mikki Willis nga Kalifornia, po shkëmbente një dhuratë për djalin e tij në një dyqan lodrash kur Azai katër-vjeçar vendosi se donte një kukull të sirenës së vogël.
Babai e shfrytëzoi këtë mundësi për të postuar një video dhe tu thoshte djemve të tij: “Ju keni premtimin tim se gjithmonë do t’ju dua dhe pranoj pavarësisht çfarë jete do zgjidhni. Zgjidhni mënyrën se si doni të shpreheni, zgjidhni çfarë ju pëlqen, zgjidhni seksualitetin tuaj, zgjidhni çfarë të doni, unë ju premtoj se do jem aty për ju dhe do t’ju dua gjithmonë”.
Videoja që atëherë është klikuar mbi 12 million herë në Facebook.
“Kjo është ajo që ai zgjodhi, tani si mendoni se ndjehet një baba kur djali i tij dëshiron të marrë këtë?” Thotë Willis ndërsa mban kukullën Ariel.
Azai bërtet “po!” dhe baba i tij i bën jehonë gëzimit, duke thënë se edhe ai e ndjehet në të njëjtën mënyrë.
“Unë i lejoj djemtë e mi të zgjedhin jetën që dëshirojnë, unë dhe mamaja e tyre jemi kështu,” tha ai para se të premtonte se do ta donte Azain dhe djalin e tij një vjeç e gjysëm, Zurin përgjithmonë.
Babai tha se nuk u befasua kur djali i tij katër-vjeçar zgjodhi një Barbie. Ai u bind ta postonte videon më tepër pasi pa vështrimin qortues dhe mosaprovues të një gruaje në restorant.
‘Azai është njësoj i hipnotizuar si nga princeshat ashtu edhe nga robotët. Për një moment ai është komplet djalë, në momentin tjetër ai shpreh një anë më të butë dhe më engjëllore, ” tha ai të hënën në Facebook./A.A.
https://www.youtube.com/watch?v=K7rujK0iOJU