Organizatat LGBTI në Shqipëri, në bashkëpunim me partnerët tanë të ERA – LGBTI Equal Rights Association dhe ILGA-Europe, dërguan ditën e djeshme Raportin mbi anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian dhe zhvillimet e fundit mbi të drejtat LGBTI në këto vende, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në procesin e integrimit të vendeve tona në BE.
Ky raport, do të ndihmojë në hartimin e Progres Raporteve të Komisionit Evropian për ecurinë e anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
Raporti sjell një vështrim të përgjithshëm të situatës së komunitetit LGBTI në vendet e rajonit, një situatë e cila në Shqipëri duket sikur ka ngelur në stanjacion dhe po ecën me hapa shumë të ngadaltë.
Krimet e urrejtjes dhe gjuha diskriminuese dhe fyese mbeten ende prezente dhe numrat e individëve që kërkojnë azil për arsye të diskriminimit me të cilin ato përballen, po rriten vazhdimisht.l
Pani kombëtar i veprimit për komunitetin LGBTI është duke ardhur drejt fundit, me shumë aktivitete të pazhvilluara ende për shkak të mungesës së fondeve dhe koordinimit mes ministrive të përfshira në këtë plan veprimi.
Retorika diskriminuese dhe gjuha e urrejtjes është shtuar dhe nga ana e përfaqësuesve politikë të vendit ndaj pjesëtarëve të komunitetit, për të cilat nuk ka një reagim të mirëfilltë institucional nga autoritetet e vendit.
Në raport përmendet gjithashtu dhe impakti negativ që vonimi dhe bllokimi i negociatave të anëtarësimit, prej disa shteteve anëtare të BE, pritet të ketë në avancimin e mbrojtjes së të drejtave LGBTI në Shqipëri dhe në rajon.
Me këtë raport duam të theksojmë dhe njëherë punën e përbashkët që duhet bërë për garantimin dhe zbatimit e plotë të këtyre të drejtave.
Të drejtat LGBTI, janë të drejta të njeriut! ?️?????
Raportin e plotë në anglisht, e gjeni në lidhjen e mëposhtme:
https://www.lgbti-era.org/one-stop-shop/lgbti-enlargement-review-2019