Raporti i Parlamentit për të drejtat e njeriut adreson kriminalizimin e LGBTI-ve
Javën e kaluar, Parlamenti Evropian votoi raportin e tij vjetor mbi të drejtat e njeriut në botë. Raporti merr parasysh situatën e të drejtave të njeriut, duke përfshirë personat LGBTI, dhe bën rekomandime në përputhje me rrethanat.
Raporti përmban gjuhë të fortë mbi të drejtat e personave LGBTI. Veçanërisht, Parlamenti
- Shpreh shqetësimin se “78 vende e kriminalizojnë ende homoseksualitetin, duke përfshirë 10 vende të cilat japin dënimin me vdekje dhe 20 vende të cilat ende kriminalizojnë personat transgjinorë “Ai bën thirrje që të vazhdojë të rritet dialogu me vendet e treta, si dhe të mbështeten organizatat që mbrojnë të drejtat e LGBTI;
- Adreson ligjet anti-propagandistike duke përshëndetur anulimin e ligjit në Moldavi, dhe u bën thirrje vendeve të tjera që të ndjekin shembullin e tyre;
- I bën thirrje Komisionit dhe OBSH (WHO) që të veprojë për ti dhënë fund listimit të identiteteve transgjinorë si sëmundje mendore dhe të fusë proçedura të shpejta, transparente dhe të arritshme të njohjes gjinore ligjërisht në bazë të vetëvendosjes së personit;
- Thekson se kërkesat e sterilizimit për njohjen gjinore ligjërisht, duhet të trajtohen dhe të përndiqen si një shkelje të së drejtës së paprekshmërisë fizike dhe të shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese;
- Inkurajon shtetet e BE-së dhe vendet anëtare të “reflektojnë mbi njohjen e martesës brenda të njëjtit seks ose bashkimit civil brenda të njëjtit seks, si një çështje e të drejtave politike, sociale, njerëzore dhe civile”
Një paragraf dënonte referendumet që kufizojnë martesën vetëm për çiftet me gjini të kundërta dhe theksonte zhvillimet negative në Kroaci, Sllovaki, Maqedoni, Lituani dhe Rusi, u lehtësua nga drafti fillestar përmes një amendamenti nga Partia e qendrës së djathtë Evropiane e Popullit.
Deputeti Daniele Viotti, Bashkë-President i Ndërgrupit LGBTI, reagoi: “BE-ja luan një rol kyç për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ku përfshihen edhe të drejtat e personave LGBTI. Në debatin për raportin e Përfaqësuesit të Lartë, Mogherini e theksoi përsëri këtë, duke thënë se të drejtat e njeriut nuk janë një prioritet, por prioriteti i marrëdhënieve të jashtme të BE-së. ”
“Miratimi i këtij raporti nga një shumicë e gjerë eurodeputetësh dërgon një mesazh të qartë që të shtohen përpjekjet për të mbrojtur efektivisht të drejtat e të gjithë personave LGBTI.”
Deputetja Isabella Adinolfi, Zëvendës-President i Ndërgrupit për të drejtat e LGBTI, shtoi: “Unë e mirëpres këtë raport, i cili konfirmon se të drejtat e LGBTI janë të drejtat e njeriut.”
“Tani është e rëndësishme që të jemi këmbëngulës në aplikimin si brenda BE-së, ashtu edhe me marrëdhëniet tona jashtë.”
Marrë nga: www.lgbt-ep.eu