Raporti : Gjysma e punonjësve LGBT ndihen të dëshpëruar në punë dhe nuk dalin hapur si LGBT
Një raport i publikuar nga Fushata e të Drejtave të Njeriut të hënën zbuloi se 46% e punëtorëve të SHBA që identifikohen si LGBT thonë se ndihen të dëshpëruar në punë dhe nuk tregojnë se janë LGBT. Kjo është një rënie prej vetëm katër pikë përqindje që nga raporti i vitit 2008.
Raporti më i fundit u bazua në të dhënat e mbledhura nga 804 persona LGBT të vetëidentifikuar dhe një studim që vlerësonte perceptimet e 811 njerëzve që nuk identifikohen si LGBT.
Gjysma e punëtorëve jo-LGBT të anketuar raportuan se nuk kishte punonjës që kishin pranuar hapur se ishin LGBT në kompaninë e tyre. Ndërkohë, 36% e të anketuarve LGBT thanë se nguronin të tregonin se ishin LGBT pasi mund të vinin kolegët e tyre në siklet dhe rrjedhimisht mund të humbnin kontaktet dhe mardhëniet me ta.
Një në 5 punëtorë LGBT thanë se u është thënë nga kolegët se ata duhet të “vishen në mënyrë më femërore ose mashkullore” dhe 31% thonë se janë ndier të pakënaqur ose të dëshpëruar në punë.
Hulumtuesit vunë në dukje se kjo shkallë e pakënaqësisë së punonjësve mund të lidhet me faktin se në SHBA ende nuk ka “mbrojtje të qarta, plotësisht përfshirëse të mosdiskriminimit” për njerëzit LGBT. Mungesa e mbrojtjeve të tilla lë më shumë se 12 milionë amerikanë LGBT dhe familjet e tyre në rrezik për t’u shkarkuar, dëbuar nga puna ose për t’ju mohuar shërbimet./M.B
Burimi : HuffPost